Monedha evropiane forcohet lehte
01/11/2010Ndaj lekut dhe dollarit
Monedha evropiane ka vijuar te kete nje pozite te forte kundrejt lekut dhe monedhave te tjera nderkombetare te tregtise duke shenuar vlera te larta ne tregun e kembimit valutor. Sipas te dhenave te tregut gjate javes qe lame pas nje euro ka arritur vleren 138.1 leke ne blerje dhe 138.6 leke ne shitje. Ashtu si edhe vitet e kaluara pritet qe kjo situate te vazhdoje deri ne fund te vitit kur dhe fillon ardhja e emigranteve per festa. Forcimi i monedhes evropiane eshte nje lajm jo fort i mire per te gjithe klientet e bankave qe kane marre kredi ne euro pasi ata do te paguajne keste mujore me te larta pasi interesave iu shtohet kosto e transaksionit. Gjithashtu nje euro e shtrenjte do te thote edhe importe me te shtrenjta gje qe do te ndikoje edhe ne rritjen e cmimeve te produkteve ushqimore ne treg. Monedha amerikane sipas te dhenave eshte blere me 99.1 leke dhe eshte shitur 99.7 leke. Luhatjen e dollarit agjentet valutore e shpjegojne me forcimin e kesaj monedhe ne bursat nderkombetare. Sipas tyre parashikohet qe ky nivel kursi euro/leke te jete edhe disa jave me radhe.