E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Japoni, forcim i dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me zëvendësministrin Parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes të Japonisë, Yohei Wakabayashi, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë, si dhe mbi mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Shqipëria e vlerëson Japoninë si një partner të rëndësishëm dhe mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes shkëmbimit të ekspertizës, forcimit të kontakteve ndërmjet institucioneve dhe Forcave të Armatosura, si dhe aktiviteteve të përbashkëta”, u shpreh ministri Nufi në lidhje me takimin.

Ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes e vuri theksin tek ndërtimi i urave të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Nga asistenca humanitare dhe operacionet në mbështetje të paqes, te forcimi i qëndrueshmërisë përballë kërcënimeve të reja të sigurisë, synimi ynë është i qartë: të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe një partneritet gjithnjë e më të fortë mes Shqipërisë dhe Japonisë”, nënvizoi ai.

1 nga 5

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›