Shqipëri-Kosovë, të heshtin politikanët, të flasin biznesmenët
Kur flasin politikanët për “bashkim ekonomik” mes Kosovës dhe Shqipërisë, flasin si gjithmonë, në hava. Bashkim ekonomik nuk ka AS Vlora me Kavajën, e jo më midis shteteve…
Nëse është “bashkëpunim ekonomik me tendencë integrimin ekonomik” të dy vendeve, kjo po, është korrekte. Por për këtë mos broçkullisin politikanët. Le të pasqyrojnë biznesmenët ato që janë rrugët me të sigurta të konsolidimit ekonomik të shqiptarëve. Janë mekanizmat e vetëm realë në treg.