E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia goditet nga një tërmet i fortë, nuk ka viktima

Një tërmet 5 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë qendrore mbrëmë vonë në mesnatë. Megjithëse tëremti ka qenë i fortë nuk ka të dhëna për dëmtime dhe as viktima.

Epiqendra e tërmetit, i përshkruar si i ‘fortë’ nga instituti sizmologjik ka qenë në Kamena Vourla në rajonin Phthiotide, 112 kilometra në veri të Athinës.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 11:59 min dhe është dëgjuar në Athinë dhe në të gjithë vendin.

Greqia është me aktivitet të lartë sizmik më shumë se sa vendet e tjera në Europë.

Një tërmet me magnitudë 6.5 në datën 8 qershor vrau dy njerëz dhe plagosi më shumë se 140 të tjerë në veri të Peloponezit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›