Shqiperi-Kosove vazhdon trafiku i armeve

Trafiku i armeve e municionit Shqiperi-Kosove vazhdon nderkohe qe policia kufitare ne Vermice te Kosoves ka bllokuar nje sasi prej 660 cope fishekesh te kalibrit 7.62 mm dhe ka arrestuar ne flagrance nje shtetas te Kosoves si autore te trafikut te sasise se municionit luftarak.
Burime te policise kufitare ne Vermice bejne te ditur se paraditen e se henes oficeret doganore ne pike-kalimin kufitar te Vermices kane bllokuar nje sasi prej 660 cope fishekesh duke arrestuar ne flagrance edhe poseduesin e sasise se fishekeve. Oficeret doganor ne pike-kalimin e Vermices kane kryer nje kontroll te seleksionuar ndaj nje autoveture tip Opel Ascona me targa te Kosoves dhe e drejtuar nga nje shtetas kosovar.
Autovetura sapo kishte hyre nga territori i Shqiperise permes pikes se kalimit kufitar te Morinit. Pas kontrollit te imtesishem te ushtruar ne automjet nga oficeret doganore kane zbuluar nje kuti metalike e mbyllur hermetikisht ku mbishkrimi ka treguar qarte permbajtjen e brendesise se kutise respektivisht tregonte se permbante municion luftarak per AK-47 te kalibrit 7.62 mm. Municioni luftarak ka qene i fshehur ne pjesen e perparme te kembet e drejtuesit te automjetit mbuluar me nje shtroje plastike.
Oficeret doganor ne bashkepunim edhe me policine kufitare kane bere hapjen e kutise metalike ku jane zbuluar 33 pako me nga 20 cope fisheke ose 660 fisheke te kalibrit 7.62 mm. Rasti ne fjale se bashku me municion i eshte dorezuar Policise Kufitare ne Vermice per vazhdimin e procedures se metejshme nderkohe qe eshte ndaluar drejtuesi i automjetit ku eshte zbuluar sasia e fishekeve.
Trafiku i armeve dhe materialeve luftarake Kosove-Shqiperi e anasjelltas ka kohe qe funksionon nderkohe qe policite e te dy vendeve kane zbuluar duke arrestuar dhjetera persona te perfshire ne kete lloj trafiku. Gjate dy viteve te fundit jane regjistruar shume raste te trafikut te armeve Shqiperi-Kosove e anasjelltas. Policia ka bere te ditur se jane 8-9 grupe te trafikut te armeve Kosove-Shqiperi e anasjelltas qe jane arrestuar nga policia shqiptare gjate tre viteve te fundit.