E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta i kerkon Gjykates se Larte te shpalli te pa perdorshme videon Prifti-Meta

TIRAN- Avokatet mbrojtes te ish-zv.kryeministrit z.Ilir Meta njeherazi te kryetarit te Partise Levizja Socialiste per Integrim i kerkojne Gjykates se Larte te shpallin te paperdorshme videon e regjistruara nga ish-nenkryetari i kesaj partie deputeti pa imunitet z.Dritan Prifti.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Gjykates se Larte ku saktesohet se kerkesa eshte dorezuar prane protokollit te ketij institucioni me date 16 mars 2011 dhe pritet qe me ane te shortit te caktohet relatori i ceshtjes.


Sipas kesaj kerkese penale te depozituar nga avokatet mbrojtes por te firmosur nga vete kryetari i LSI-se z.Meta kerkohet qe me vendim te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte te shpallet e paperdorshme videoja e administruar ne dosjen hetimore nga Prokuroria e Pergjithshme si prove materiale.


Kjo kerkese sipas padise bazohet ne Kodin e Procedures Penale dhe marrja dhe administrimi i saj si prove eshte ne kundershtim te ketij Kodi pasi i vetmi institucion qe ka te drejte te filmoje dhe regjistroje qe me pas kjo te perdoret si prove eshte me vendim Prokuroria apo Gjykata.


Videoja e transmetuar ne media dhe qe eshte regjistruar nga ish-ministri i Energjetikes z.Prifti eshte bere pa lejen e prokurorit apo Gjykates keshtu qe sipas padise se firmosur nga z.Meta nuk mund te cilesohet dhe te perdoret si prove.


Nderkohe nga ana tjeter neper konferenca per media apo edhe ne tubime elektorale vete z.Meta pretendon se videoja e regjistruara nga z.Prifti dhe i transmetuar ne media nuk ka asgje inkriminuese per personin e tij ndersa nga ana tjeter me ane te hapesirave ligjore kerkon qe kjo prove te mos perdoret nga institucioni i akuzes.


Gjithashtu z.Meta edhe para deputeteve te Kuvendit shprehur gatishmerine e tij per ta dorezuar imunitetin qe ia hoqen per te qene i gatshem per drejtesine dhe nga ana tjeter me ane te avokateve kerkon te perfitoje nga hapesirat ligjore per te mos perdorur si prove kete video.


Sipas pamjeve te transmetuar ne media duket qarte qe z.Meta i kerkon vartesit te tij z.Prifti te kryeje disa favore ne emer te detyrimeve qe Partia kishte ndaj elektoratit dhe biznesit. Video-skandali i publikuar ne media detyroi organin e akuzes te nis hetimet cka me pas i kerkoi heqjen e imunitetit nga Kuvendi pas ekspertizes se kryer nga eksperti Amerikane qe konstatoi se videoja eshte autentike.


Sipas videos se regjistruara nga z.Prifti shefi i ketij te fundit kerkon nga ai te punesoje nje person pa diplome dhe te favorizoje nje kompani private per fitimin e nje koncesioni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›