E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtaraku Sula i djegur nga shperthimi i fabrikes se Gerdecit padit Albademil-in

TIRAN- Ish-specialist i artilerise tokesore ne Forcat e Armatosura te Shqiperise shtetasi Sadik Sula dhe i demtuar nga shperthimi i fabrikes se demontimit te municioneve ne Gerdec me 15 mars 2008 padit kompanine Albademil per djegiet e shkaktuara dhe shkaterrimin e makines se tij.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ku kryesekretaria e ketij institucioni me ndihmen e shortit elektronik ka caktuar gjyqtarin Ervin Pollozhani per gjykimin e ceshtjes. Sipas kerkese padise me nr. 8222 te regjistruar prane togave te zeza me 17 mars 2011 paditesi Sula ka paditur shoqerine Albademil sh.p.k. per shkaktim demi.


Sipas kesaj padie te firmosur nga vete Sula tashme i gjymtuar nga djegiet e shperthimit te 15 marsit kerkon nga shoqeria Albademil demshperblim per kompensimin e demit pasuror dhe jo pasuror. Demin biologjik demin moral demin ekzistencial shpenzimet e mjekimit dhe te tjera te nevojshme e te arsyeshme te shkaktuara nga shperthimi i dates 15 mars 2008 ne Gerdec Bashkia Vore Tirane.


Ku pesova djegie te grades se trete ne masen mbi 20 te trupit dhe demtime te tjera shendetesore e psikologjike. Kerkoj gjithashtu demshperblim per djegien e shkaterrimin e plote ne kete shperthim te mjetit qe kisha ne pronesi me targa TR 6420I te tipit Benz viti i prodhimit 1991 me numer shasi WDB 1241251B583095.


Si dhe pagimin e te gjitha interesave te kesaj shume me date fillimi 10 mars 2011 daten e paraqitjes se kerkese padise ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane deri ne momentin e ekzekutimit te pagesave dhe shpenzimeve gjyqesore nga ana e te paditurit thuhet ne kerkese padine qe tashme pritet te gjykohet nga gjyqtari Pollozhani. Kjo padi i bashkengjitet disa padive te tjera qe jane bere prane kesaj Gjykate nga viktimat e shperthimit te 15 marsit 2011 dhe familjaret e viktimave qe humben jeten ne kete shperthim.


ga ana tjeter po prane kesaj Gjykate vazhdon procesi gjyqesor ndaj 28 te pandehurve te kesaj tragjedie dhe ndodhet ne fazen e parashtrimit te provave shkresore nga ana e organit te akuzes.


Pas mbarimit te paraqitjes se provave nga prokuroria radhen e ka mbrojtja dhe vete te pandehurit dhe me pas do te shprehen te dy palet me pretendimet perfundimtare ku Gjykata do jap verdiktin final per akuzat ndaj tyre. Gjate seances se djeshme gjyqesore e cila ishte 120 per nga numri ekspertet e prokurorise paraqiten akt-ekspertimin ekonomiko-financiar te demeve te shkaktuara nga kontrata mes MEICO-s dhe kompanise SAC dhe Albademil si dhe nga shperthimi i barutit dhe municioneve qe ndodheshin ne fabriken e sajuar per demontim.


Kete ekspertim e kundershtuan avokatet mbrojtes qe kerkuan te mos administrohet si prove. Vete ekspertet shprehen se demi i shkaktuar shtetit nga transporti i kryer nga Forcat e Armatosura per furnizimin me municione te kesaj fabrike dhe nga dietat qe jane paguar ushtaraket qe ishin ne sherbim shtetit i eshte shkaktuar nje dem prej afro 57 milion lekeve te reja.


Ky ekspertim u kontestua nga mbrojtja te ciles iu la kohe nje jave per tu shprehur me kundershtimet e tyre per kete akt-ekspertim ekonomiko-financiar. Ne procesin gjyqesor ndaj tragjedise se Gerdecit po gjykohen 28 te pandehurit mes tyre ushtarake civile dhe drejtuesit e kompanise qe kishte per detyre demontimin e municioneve.


Pjese nga deshmia e Sules ne Gjykate


Diten e ngjarjes pak minuta para mesdites degjova nje ze baruti u ndez. Pashe nje flake 2 metra te larte. Mendoj se ishin thase te ngarkuar mbi nje karroce. Vrapova te shpetoja koken. Pas 2 minutash nga koha kur ra flaka ishte shperthimi i pare. U rrezova. Pashe qe ishin rrezuar dhe te tjeret.


Nuk mund te cohesha se kisha vrare gjurin. Me ndihmoi dikush. Nga shperthimi tjeter humba per disa momente 100 per qind degjimin. Nuk arrija te degjoja as zerin tim kur u flisja te tjereve pate thene deshmitari Sula duke shtuar se shperthimi ne Gerdec kishte ardhur nga perdorimi i nje karroce te sapo salduar.


Ndersa ne lidhje me punesimin sipas tij kishte filluar pune pasi kishte kontaktuar me te pandehurin Dritan Minxholli dhe pa nenshkruar ndonje kontrate pune.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›