Durrës, e përplas makina, vdes 17-vjecari
DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen e një 17-vjecari ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Aksidenti është shënuar në vendin e njohur si mbikalimi i Ferrave në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa viktima ishte duke kaluar trafik ndarësen.
Policia bën të ditur se ka ndaluar Klodjan Nuredinin 30-vjec, drejtuesi i mjetit tip Benz me targa të Tiranës, 4976 D. Nga të dhënat e para hetimore në vendngjarje, dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë prerja e rrugës nga ana e këmbesorit, por kanë ndikuar gjithashtu shpejtësia e mjetit si dhe lagështira në rrugë.
(el.me/BalkanWeb)