E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Mali i Zi, linjë të përbashkët hekurudhore

Shqipëria dhe Mali i Zi së shpejti do te kënë një stacion hekurudhor të përbashkët, kjo falë marrëveshjes më te re të nënshkruar në Podgoricë mes Ministrave respektive të Transporteve ,Sokol Olldashi dhe Andrija Lompar.

Stacioni i përbashkët pritet të ndërtohet pikërisht në Tuz të Malit të Zi. Ministri Olldashi e konsideroi këtë marrëveshje mjaft të rëndësishme për shqipërinë, duke patur parasysh se e vetmja lidhje ndërkombëtare e Hekurudhës shqiptare është ajo përmes Malit të Zi. Përmes këtij vendi , hekurudha shqiptare kryen një volum shkëmbimesh prej rreth 300 mijë ton në intinerarin Elbasan-Durrës –Bajzë- Tuz.
 

Gjithashtu në takimin e tyre, Ministrat Olldashi dhe Lompar kanë diskutuar edhe idenë e ngritjes së një grupi të përbashkët, me përfaqësues nga institucione të ndryshme prej Shqipërisë dhe Malit të Zi, për adresimin e plotë të problemeve të liqenit të Shkodrës dhe thellimit të mundshëm të shtatit të lumit Buna dhe të liqenit në itinerarin ujor Shkodër Virpazar.
 

Të dyja palët kanë rëndë dakort të përshpejtojnë ritmin e punimeve në akset rrugore Brenda Hot-Tamarë-Vermosh ne territorin shqiptar dhe Plavë-kufi në territorin malazez, duke i dhënë kësaj rruge një karakter ndërshtetëror, pasi pritet që në përfundim ajo të jetë aksesi më i shkurtër për të lidhur zonat e Plavës dhe Gucisë, përmes territorit shqiptar me Podgoricën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›