E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Maqedoni: Greqia duhet të ndryshojë

31/03/2010 Topi, bisedë telefonike me Presidentin maqedonas për racizmin grek

Ivanov: Vetëm shkarkimet e ushtarakëve nuk janë të mjaftueshme

Për Shqipërinë ky ishte një incident i izoluar, i cili nuk prek marrëdhëniet

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka shprehur keqardhjen e për thirrjet raciste të ushtarëve grekë gjatë paradës në ditën kombëtare të Greqisë. Gjatë një bisede telefonike me Presidentin shqiptar Bamir Topi, Ivanov mësohet të ketë thënë se nuk janë të mjaftueshme vetëm shkarkimet e përgjegjësve të thirrjeve antishqiptare dhe antimaqedonase në paradën ushtarake në Athinë, por duhen ndryshime në qasjen e Greqisë ndaj fqinjëve. “Me të vërtetë kjo më brengos, për shkak se në këtë kohë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s akoma ka pjesëtarë të forcave të sigurisë, të cilët shprehin gjuhën e urrejtjes”, deklaroi sot Ivanov. Sipas Presidentit maqedonas, është brengosës fakti që këtë herë në tekstet raciste janë përfshirë dhe maqedonasit. Gjatë fjalës së tij, Ivanov konfirmoi dhe bisedën që kishte pasur me Presidentin shqiptar një ditë më parë. “Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që para kreut shtetëror të Greqisë, përfaqësuesit e forcave të sigurisë shprehin urrejtje. Është bregosës fakti se kësaj here janë lënduar ndjenjat edhe të maqedonasve, edhe shqiptarëve. Pikërisht për këtë dje biseduam me Presidentin shqiptar Bamir Topi dhe shprehëm brengosjen për këtë që po ndodh”, deklaroi Ivanov. Ndërsa Presidenti Topi mësohet se i ka bërë të ditur Presidentit Ivanov se e vlerëson si një ngjarje të izoluar, e cila nuk prek kurrsesi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë, dhe e konsideron atë si një çështje të tejkaluar, i bindur se marrëdhëniet mes vendeve tona po zhvillohen gjithnjë e më mirë, në funksion të interesave të përbashkëta. Presidenti Topi ka vlerësuar ndjesën e autoriteteve greke për ngjarjen, duke ndarë sjelljen e disa individëve nga sjellja institucionale. Presidenti Topi, sipas një njoftimi zyrtar të Presidencës, vlerëson se marrëdhëniet në rajonin ballkanik nuk duhet të influencohen nga ngjarje të izoluara. Vetëm pak ditë më parë, në paradën e organizuar për ditën kombëtare të Greqisë u shfaqën ushtarë grekë që këndonin këngë me përmbajtje raciste kundër shqiptarëve, turqve dhe maqedonasve, gjë që e vuri në pozitë të vështirë qeverinë greke.

Presidenca shqiptare

Presidenti Topi i bëri të ditur Presidentit Ivanov se e vlerëson si një ngjarje të izoluar, e cila nuk prek kurrsesi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë, dhe e konsideron atë si një çështje të tejkaluar, i bindur se marrëdhëniet mes vendeve tona po zhvillohen gjithnjë e më mirë, në funksion të interesave të përbashkëta. Presidenti Topi ka vlerësuar ndjesën e autoriteteve greke për ngjarjen, duke ndarë sjelljen e disa individëve nga sjellja institucionale. Presidenti Topi vlerëson se marrëdhëniet në rajonin ballkanik nuk duhet të influencohen nga ngjarje të izoluara.

Reagimet

Menjëherë pas bërjes publike të videos greke u hasën dhe reagimet e para jo vetëm të partive politike, por edhe shoqatave studentore. Në Shkodër dhe Vlorë, qindra studentë u ngritën duke protestuar kundër ksenofobisë greke. Nga ana e saj, Qeveria shqiptare me anë të ministrit të Jashtëm Ilir Meta, dënoi thirrjet e hedhura në paradë dhe kërkoi nxjerrjen e përgjegjësve të saj. I menjëhershëm ishte reagimi i zëvendësministrit të Jashtëm të Greqisë, që premtoi shkarkimin e të gjithë përgjegjësve që ishin në dijeni të këngëve të tilla në një paradë ushtarake zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›