Keshilli i Ministrave miraton projektbuxhetin e vitit 2011-te me te madhin ne histori

UPDATE- Berisha Perparesite investimet rritja e pagave dhe pensioneve
Raporti i BSH-se Fullani Ekonomia ne rritje progresiste ne renie deficiti
Garancia e Bodes Buxheti i 2011-es rritje e ndjeshme e pagave dhe pensioneve
Kryeministri Berisha e ka cilesuar buxhetin e vitit 2011 si projektin me realist i cili do te ruaje edhe stabilitetin makro-ekonomik si mekanizmin me thelbesor per zhvillimin ekonomike te vendit. Duke folur ne mbledhjen e qeverise ku do te miratohet edhe buxheti per vitin 2011 shefi i qeverise theksoi gjithashtu se ky buxhet do te mbeshtese fuqishem rritjen ekonomike per vitin qe vjen qe sipas tij eshte nje kusht i rendesishem i zhvillimit te shpejte te vendit. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se buxheti i vitit 2011 do te mbeshtese fuqishem edhe perparesite e qeverise si infrastruktura rritja e rrogave dhe pensioneve reformat e shendetesise dhe arsimit dhe infrastrukturen dixhitale. Plot 80 milione dollare do te investohen ne infrastrukturen rrugore gjate vitit te ardhshem te shperndara keto ne akset rurale dhe ato kombetare ndersa perparesi absolute do te kene projektet e tunelit te aksit Tirane-Elbasan atij te Boshtit te Jugut dhe Rruges se Arbrit. Ai ka shtuar me tej se do te lidhen me akset kombetare se paku 41 komuna te vendit. Kemi gjithsej 91 komuna te palidhura me akset kombetare. Imagjinoni ju si udhetojne ata. Por kete vit ne do te bejme qe 41 prej tyre ne mbare vendin te lidhen me akset kombetare tha Berisha lidhur me nje fakt te tille. Me tej ai ka permendur si nje prioritet i investimeve edhe ujesjellsat konkretisht 14 impiante te tilla ne te gjithe vendin. Ndersa duke permendur rritjen e pagave dhe pensioneve per vitin e ardhshem ai tha se ajo do te jete me e madhja ne vlere reale e bere ndonjehere. Sipas kryeministrit Berisha nje vend te rendesishem ne buxhetin e 2011-es do te jene e dhe projektet e reja si per mbjelljen e 20 milion rrenjeve ullinj dhe drureve frutor.
Fullani Ekonomia ne rritje deficiti ne renie
Banka e Shqiperise i ka raportuar misionit te Fondit Monetar Nderkombetar se ecuria aktuale ekonomike e Shqiperise eshte pozitive dhe se po vihet re nje tendence renese e deficitit buxhetor. Nje fakt te tille e ka bere me dije vete guvernatori i BSH Ardian Fullani gjate nje konference te perbashket per shtyp ne prani edhe te ministrit te Financave Ridvan Bode dhe shefit te misionit te FMN-se Gervin Bell ku sipas tij keta tregues pozitive kane bere te kthehet besimi te sistemin bankar. Por edhe te kete renie te normave te interesave dhe permiresim te treguesve te pergjithshme te biznesit tha ai.
Duke vijuar me tej Fullani tha se kerkesa e jashtme per produkte shqiptare eshte shtuar ndersa ajo e brendshme eshte me e kontrolluar. Politikat fiskale kane qene te kujdesshme drejt ruajtjes ne moment afat gjate te ritmit makro-ekonomik vijoi ai.
Per te perfunduar se keto linja zhvillimi do te vijojne edhe ne periudhen e ardhshme.
Sipas Fullanit stabiliteti i bankave dhe ai financiar kane sjelle edhe stabilitet ne konsum.
Por nuk ka harruar te pohoje edhe faktin se por perballemi me sfida dhe korrektimi i sjelljes fiskale ndaj biznesit paraqet ne kete aspekt nje domosdoshmeri. Eksportet do te kene tendence rritese por ndikimi i tyre ne ekonomi ende do te jete i zbehte tha Fullani.