Votuesit amerikane reagojne ndaj fitores se republikaneve

Ne nje ndryshim historik republikanet dalin fitues ne zgjedhjet e mesmandatit presidencial per kongresin. Ndersa republikanet shenuar fitore te medha ne Dhomen e Perfaqesuesve demokratet ruajten kontrollin e Senatit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kejn Farabah na informon nga Pitsburgu i Pensilvanise se shume votues shpesojne se ky ndryshim do te sjelle ligje te reja per te luftuar shkallen e larte te papunesise renien e cmimit te shtepive dhe shtimin e borxhit qeveritar.
Votuesit ne Pitsburg te Pensilvanise u zgjuan ne nje realit tjeter qe ndryshoi gjate nates. Kandidati republikan per ne Senat Pat Tomei dhe kandidati per governator Tom Corbet fituan ndaj kundershtareve te tyre demokrate dhe do te marrin kontrollin e shtetit duke u perpjekur te shtojne vende pune dhe te nxisin rimekembjen ekonomike.
Agjentia imobiliare Maria Lif nga Pitsburgu humbi punen me nje kompani te medias ne fillim te ketij viti. Pasi jetoi me nje kompensim te vogen panunesie per nje fare kohe ajo vendori te hynte ne tregun e pasurive te paluajteshme ne nje kohe kur cmime te shtepive ne gjithe vendin kane rene. She says there is initial optimism following Tuesdays election results.
Shpresoj shume ne optimizmin qe ekziston se ekonomia do te permiresohet dhe do te deshiroja qe kjo te ndodhte shpejt.
mimet e shtepive ne Pitsburg qendruan me stabel se sa ne qytete te tjera gjate renies se tregut por kjo nuk ka sjelle me shume biznes per zonjen Lif. Ajo po shikon mundesine e nje pune te dyte per te plotesuar nevojat e saj te jeteses.
Ne Nju Jork ku demokratet mbajten vendet ne Senat dhe postin e guvernatorit punonjesi e kompanise Ford Motor Xhon amblis thote se ligjvenesit nuk mund te bejne shume.
Mendoj se ata nuk mund te bejne gje per te nxitur rritjen ekonomike. Kapitalizmi eshte nje cikel natyral i bazuar ne tregun e lire dhe mendoj se ata nuk duhet ta prekin ai do te dale vete nga kjo gjendje ne vend qe qeveria te beje dicka per ta ndihmuar ekonomine. Mendoj se vetem ne kete menyre gjerat do te ndryshojne per mire.
Avokati i taksave arls Kromov nuk eshte dakord me kete pikpamje.
Une besoj shume se ne periudha recesioni ekonomik si tani qeveria duhet te shpenzoje me teper per te stimuluar ekonomine dhe jo me pak sic kerkojne republikanet. Ne fakt problemi me i madh me nivelin e larte te papunesise eshte se qeveria nuk ka shpenzuar sa duhet per stimuluar ekonomine dhe jo shpenzimet e medha qe republikanet thone se jane te papershtatshme.
Ne Pitsburg afaristi indiano-amerikan Lalit Kordia i cili ka punour dikur ne industrine e celikut mbeshtet uljen e taksave si nje menyre per nxitjen e bizneseve te vogla si kompania qe ai ka tani Thar Technologies.
Kurdohere qe ne ulim taksat ka jepet mundesia te investojme me shume ne ekonomi. Do te doja te shikoja qe me shume shkurtime taksash ne drejtim te investimeve se sa shkurtime ne taksat e te ardhurave.
Thar Technologies eshte nje kompani ne sektorin e ri te puneve te gjelbra nxitur nga administrata Obama per te ulur nivelin e papunesise duke u ofruar njerezve pune ne nje industri qe ndihmon ne pastrimin e mjedisit.
Kordia shpreson se ne vitit e ardhshme Thar Technologies te kaloje nga ndertesa ku eshte tani ne nje objekt me te madh duke i krijuar mundesi atij te marre ne pune me shume njerez. Por Kordia pranon se e gjithe kjo varet nga ligjvenesit se si do te bashkepunojne ata dhe sa shpejt do te mekembet ekonomia.