Shqiperi-Meksike pa viza

Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur përpjekjet për heqjen e vizave të shtetasve shqiptarë që duan të shkojnë në Meksikë.
Kjo i është kërkuar ministres së Jashtme të Meksikës Patricia Espinosa gjatë takimit që ajo pati me ministrin e Punëve të Jashtme Edmon Haxhinasto.
Sic njofton zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme, gjatë vizitës së zotit Haxhinasto në Meksike u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademive Diplomatike.
Ministri Haxhinasto tha se nënshkrimi i këtyre dy protokolleve duhet te pasohet me ndërmarrjen e hapave konkretë, si dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve te reja per heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve dhe heqjen e taksimit te dyfishtë. Gjithashtu gjate qendrimit ne Meksike, zoti Hazhinasto eshte katuar edhe me kryetarin e Dhomës së Senatorëve, Senatorin Jose Gonzalez Morfin, si dhe me përfaqësues te biznesit meksikan. Senatori Morfin nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Meksikës, si dy vende që ndajnë të njëjtat vlera.
Vizita zyrtare e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto në Meksikë, u mbyll me një takim me përfaqësues të biznesit meksikan, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të “Promexico” dhe Këshillit meksikan për Tregtinë me Jashtë si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wollfarth: Eshte koha për dokument konsensual
Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
Heroina bëhet paracetamol
Tensionohet situata në veri, plagosen disa persona
“Të vendosur për integrimin në BE”