Libri i Nuri Dragojt, një shkrepse sipër fuçisë së barotit
27/09/2011 Vepër që zgjon fantazmat mesjetarë për të na mbajtur peng të së kaluarës sonë të dhimshme
Libri i Nuri Dragoit, “Rreziku i shkombëtaruizimit”, është një shkrepse që mund të ndikojë negativisht në klimën e tensionuar të rajonit tonë, i cili gjithmonë është quajtur “fuçi baroti”. Dhe ashtu siç mund të kuptohet, detyra e sotme e çdo intelektuali, shkrimtari apo studiuesi është që të çaktivizojë eksplozivin, në mënyrë që çdo kontribut të shërbejë për të ardhmen. Por libri i Dragoit, bën të kundërëtn: ai rizgjon ngarkesat negative historike dhe rindez sherret e vjetra ballkanike, duke folur vazhdimisht për argumente që na ndajnë me fqinjët dhe jo për ato që na bashkojnë me ta, në familjen e ardhshme europiane.
Dje, në prezencën e qindra pjesëmarrësve, shkrimtari Nuri Dragoj, ka promovuar librin e tij, të dhjetë, “Rreziku i shkombëtarizimit”, duke dëshmuar edhe njëherë, se ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përmbajtjet dhe tematikat që rrezikojnë marrëdhëniet reciproke midis shteteve të rajonit tonë. Për hir të së vërtetës duhet thënë, se në këtë libër, N. Dragoj, nëpërmjet stilizimeve dhe gjetjeve të larmishme letrare, mundohet të mbulojë mungesën e argumenteve duke shpikur armiq irealë në rradhët e fqinjëve matanë kufijve. Sigurisht që ky libër përfshin një encikopedi të tërë probleatikash e tipizimesh letrare, por këtu do të ndalemi tek një pasion i veçantë i autorit, i cili në shumë prej librave të tij, merret me varrezat dhe kërkon të rizgjojë nga gjumi të vdekurit, për të vërtetuar armiqësinë tradicionale të të gjallëve. Siç është vënë re, brenda një kohe shumë të shkurtër, ky autor ka shkruar për varrezat e ushtarëve grekë në Kosinë, Boboshticë, apo gjetkë, duke ndërtuar një agresion të paevojshëm, kundër kujtimit të tyre. Ai harron të thotë, se çdo njeri, civil apo ushtarak, ka të drejtë të ketë një varr ku të prehet. Ai nuk thotë gjithashtu asgjë për varret e ushtarakëve anglezë apo gjermanë që ndodhen në zonën e Liqenit Artificial. As për ushtarët e mbetur italianë, të Luftës së Dytë Botërore, që ndodhen në varrezat e Sharrës. Por merret vetëm me ushtarët grekë. Në këtë libër, Dragoj i bën një radioskopi të plotë situatës në Boboshticë, duke bërë shpesh hamendësime dhe aludime, se brenda këtyre varrezave gjenden edhe eshtra shqiptarësh. Për këtë arsye, duke bërë një retrospektivë për Kosinën, autori na paraqet figurën e një personazhi, i cili pasi ka shitur eshtrat e gjyshërve të tij, kalon papritur në një gjendje të vështirë depresive. Po kështu duke panoramuar në karakteret njerëzorë, Dragoj na paraqet një emigrant, apo një vjedhës profesionist varrezash, që rishfaqet ato ditë në Boboshticë, duke rrëfyer copëza nga aventurat e tij të grabitjeve në të gjithë planetin. Dhe kur të tjerët e qortojnë për fajet e tij, ai i përgjigjet: “Pse më qortoni mua që u vjedh të vdekurve varëset e floririt, ndërkohë, që juve, grekët po ju vjedhin eshtrat e gjyshërve nga varrezat dhe nuk po e hapni gojën”! Sot është kollaj të shash errësirën, por është tepër e vështirë të ndezësh një qiri për të bërë dritë, apo për të ndihmuar në ringjalljen e shpresës. Sot është e lehte të ripërsërisësh traumat ballkanike gjatë historisë, por është e vështirë të përpiqesh për të ndihmuar në procesin e paqes rajonale. Në librin e Dragojt, panoramohen me rradhë ngjarjet më të rënda të shekujve të fundit, duke filluar nga kongresi i Berlinit apo Konferenca e Londrës, e deri te ligjete fundit të qeverisë shqiptare për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, etj. Por, duket se misioni kryesor i studiuesit Nuri Dragoj, ka të bëjë me pengesën që ai kërkon të verë ndaj regjistrimit të popullsisë, apo siç quhet ndryshe, ndaj censusit. Në kundrështimet e tij ndaj procesit të rregjistrimit, autori paralajmëron traumën e madhe kombëtare të identitetit, lidhur me ndryshimin e mundshëm të kombësisë, duke e quajtur këtë gjë, si rrezik të shkombëtarizimit. Sipas tij, ky “baipas” tragjik po përgatitet në laboratorët e Athinës dhe po eksperimentohet nga zyrtarët shqiptarë. Natyrisht, gama e librit përfshin kapituj të shumtë edhe për Kosovën, Çamërinë, Malin e Zi, apo Maqedoninë, të cilat prej kohësh presin zgjidhjen përfundmtare. Në këtë libër gjithashtu nuk lihen në harresë aspak roli dhe vendi i emigrantëve shqiptarë, në rrjedhat e sotme historike. Sidoqoftë, ky libër, mund të ndikojë negativisht në marrdhëniet e brendshme me minoritetet që jetojnë në Shqipëri, duke mos bërë dot dallime të sakta mbi përgjegjësitë e politikanëve shqiptaro-grekë dhe njerëzve të thjeshtë, që nuk u kanë asnjë borxh ligjvënësve për të vuajtuar në kurriz manipulimet e tyre.
Sigurisht, autori duket se i ka ndërtuar bukur urat për të shkuar tek lexuesi, por ndërkaq ai ka hedhur në erë kontributin e shumë politikanëve ndërkombëtarë për montimin e mirëkuptimit dhe paqes. Por duket sikur optika e tij, shikon vetëm fenomenet e afërta dhe nuk dallon realitetin e ri ballkanik, që po projektohet nga zyrtarët ndërkombëtarë të Brukselit, të cilët duhen ndihmuar në misionin e tyre të shenjtë për integrimin e shoqërisë ballkanike në Europë. Në këtë mënyrë, kjo shkrepse e hedhur nga Nuri Dragoj, do të kthehet në një shkëndijë rreziku për ardhmërinë, duke stimuluar qarqe ekstremiste brenda e jashtë vendit, në shtimin e dozës së urrejtjes ballkanike ndaj njëri-tjetrit. Dhe, ne të gjithë e dimë mirë, se sa e vështirë është që të jetosh pranë armiqësisë së fqinjit, apo pranë fqinjësisë së armikut. Sepse kemi mijëra vjet që jetojmë nën këtë makth realiteti. Tani ka ardhur ora të ndihmojmë tolerancën njerëzore për t’u integruar bashkarisht në familjen europiane. Dhe libra të tillë, si ai i Nuri Dragojt, na pengojnë për të hedhur sigurinë e hapave të pajtimit. Sepse këto libra zgjojnë fantazmat mesjetarë për të na mbajtur peng të së kaluarës sonë të dhimshme.