Monica Cruz shfaqet në publik për herë të parë pas lindjes së vajzës

Monica Cruz është shfaqur në publik për herë të parë pasi lindi fëmijën e saj, afro tre javë më parë në Madrid.
Motra e vogël e Penelope Cruz, 36 vjeçarja modele dhe aktore e veshur me fustan të gjatë të kaltër u ndal në promovimin e Bombay Saphire.
Ajo dukej në formë të mirë të mirë, edhe pse me disa kile të tepërta, por tejet e hareshme pas lindjes së vajzës së saj.
Kujtojmë këtu se Monica Cruz ishte e shqetësuar se nuk po takonte njeriun e ëndrrave të saj për të krijuar familje, ndaj nisi trajtimin për farëzim artificial, nëpërmjet të cilit lindi edhe vajzën.
Modelja tregoi të vërtetën e shtatzënisë së saj, ku tha se preferon të presë mashkullin e duhur, por druhet se mos bëhej tepër vonë për tu bërë nënë.
Ajo ka treguar çdo gjë rreth shtatzënisë dhe pritshmërisë së fëmijës, por ka pranuar se nuk e di identitetin e babait të fëmijës./Indeksonline/