E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi PD mirepret propozimin e opozites per zgjidhjen e ngercit politik

Ne Shqiperi partia demokratike mirepriti sot dorezimin nga ana e opozites te propozimit te saj te ri per zgjidhjen e ngercit politik lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009.

Propozimi i socialisteve ka ne thelb ate qe kryetari Edi Rama e kishte deklaruar disa here publikisht se opozita nuk kerkon me te hetoje fletet e votimit. Ne projektvendimin e dorezuar ne parlament saktesohet se hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se komisionit do te bazohet ne materialet dokumentat ose provat qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore perjashto fletet e votimit qe gjenden ne kutite e votimit.

Nese per gati dy jave palet u moren me anen procedurale te ofertes tanime pritet qe ato te ulen per te diskutuar mbi kete propozim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›