Shqiperi Parlamenti miraton kandidaturen e z.Bujar Leskaj per kryetar te KLSH-se
Parlamenti ne Tirane sapo zgjodhi kryetarin e ri te Kontrollit te Larte te Shtetit zotin Bujar Leskaj.
Kandidimi i zotit Leskaj u miratua me 70 vota te deputeteve. Ky ishte emri i dyte qe presidenti Topi i dergoi parlamentit pas rrezimit te zotit Sali Shehu.
Nje debat i ashper u zhvillua sot per privatizimin e kompanise se naftes Albpetrol. Parlamenti miratoi me 72 vota propozimin e qeverise per privatizim te plote te Albpetrolit.
Por opozita kembenguli ne nje debat prej shume oresh per te ndryshuar formulen e privatizimit dhe per te rritur transparencen e ketij procesi.