Berisha sulmon opozitën: Tentoi të bllokonte rrugën Tiranë-Elbasan
ELBASAN - Kryeministri Berisha inspektoi sot punimet e tunelit Elbasan -Tiranë, duke e cilësuar rrugën si një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit 8.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri akuzoi opozitën se u përpoq të bllokonte këtë investim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.
“Nuk mund të mos kujtoj një natë të gjatë në parlamentin shqiptar, kur me përpjekjet me të jashtëzakonshme , ata të cilët përdorën pushtetin për të bllokuar statusin e vendit bënë gjithçka për të bllokuar buxhetin për korridorin Tiranë-Elbasan. Në mënyrë të papërgjegjshme ata e personalizuan korridorin me Sali Berishën dhe harruan që ky është korridori i miliona shqiptarëve”- u shpreh Berisha.
Pasi vlerësoi punën e bërë deri tani për ndërtimin e dy tuneleve të këtij aksi të rëndësishëm rrugor, Kryeministri vlerësoi seriozitetin e punës së bërë nga stafi i firmës "Aktor".
"Avancimi i punimeve në rrugën me tunel Elbasan–Tiranë dhe përfundimi i ¼ te punimeve të tunelit ka rëndësi për më shumë se 1.2 milionë shqiptarë, përfundimi i së cilës do të shkurtojë rreth 50 minuta distancën nga Shkupi drejt Tiranës, ndërsa mjetet e transportit të rëndë do të qarkullojnë për një orë e gjysmë", tha Kryeministri.
Sipas Kryeministrit, "pas përfundimit të këtyre veprave, shqiptarët kudo që ndodhen, do të udhëtojnë në rrugët e tyre me standardet më të larta europiane".
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha sulmon opozitën: Tentoi të bllokonte rrugën Tiranë-Elbasan