Analistet flasin per alternativat e zgjidhejs se situates ne veri te Kosoves
Ndersa tensionet ne veri te Kosoves vazhdojne analistet po perqendrohen tek shkaqet dhe tek alternativat per zgjidhje. Ne te njejten kohe ata po sugjerojne qe te mos largohet vemendja nga perspektiva afatgjate e rajonit.
Zevendes presidenti i Keshillit te Atlantikut Damon Wilson thote se eshte i shqetesuar nga gjendja e rrezikshme e sigurise qe eshte krijuar. Ai thote
Por ajo qe me shqeteson me shume eshte se tregon qe gjerat kane mbetur ne vend dhe se kjo situate do te lere pas dhe nuk do te lejoje komunitetet ne veri qe te arrijne perparim dhe rritje ekonomike. Si rezultat kjo do te behet pengese per Kosoven dhe Serbine ndersa mendojne per te ardhmen e tyre ne Evrope.
Zoti Wilson thote se Shtetet e Bashkuara dhe Brukseli duhet tua bejne te qarte banoreve te veriut qe postblloqet dhe barrikadat nuk cojne askund dhe se ato jane nje rruge drejt izolimit dhe varferise.
Por akademiku serb Jovan Teokarevic profesor i shkencave politike ne Universitetin e Beogradit thote se ka nje arsye me te thelle per situaten ne Veri
Simbolet ne ndertimin e shteteve jane shume te rendesishme dhe ne nje fare kuptimi jane me te rendesishme sesa vete realiteti. E kemi pare edhe ne raste te tjera me shperberjen e ish-Jugosllavise se nuk eshte realiteti vete por perceptimi i realitetit qe mbizoteron. Kjo gje po ndodh edhe tani.
Sipas profesor Teokarevicit i cili foli kohet e fundit ne qendren Wilson ketu ne Uashington eshte forca e simbolizmit qe i shtyn te dyja palet te kembengulin ne qendrimet e veta.
Asnje zgjidhje nuk do te funksionoje pa vullnetin politik te te dyja paleve Prishtines dhe Beogradit dhe pothuajse cdo zgjidhje do te funksionoje nese ekziston vullneti.
Zoti Wilson mendon se zgjidhja per veriun eshte garantimi i te drejtave maksimale nga ana e Prishtines per komunitetin serb duke theksuar njekohesisht qe interesi i Kosoves eshte integriteti territorial dhe sovraniteti. Por per te siguruar bashkepunimin e serbeve ai thote se duhet uniteti i komunitetit nderkombetar.
Shtetet e Bashkuara Bashkimi Evropian perfshire vendet qe nuk e kane njohur ashtu si edhe Serbia vete duhet te theksojne pashmangshmerine e ketij rezultati te punojne me komunitetin qe te krijojne besim tu bejne presion ekonomik dhe te jene shume te qarte per perfitimet ekonomike dhe politike te bashkepunimit.
Edhe profesor Teokarevic mendon se Beogradi nuk fiton asgje nese perpiqet per ndryshim statusi dhe se realiteti ne terren eshte alternativa e vetme.
Kosova eshte njohur nga aq shume shtete procesi ka ecur aq perpara saqe nuk ka me kthim prapa keshtuqe nuk ka asgje per tu ndryshuar ne statusin e Kosoves. Kosova eshte shtet i pavarur.
Zoti Wilson thote se mosnjohja nga pese vende nuk eshte bere pengese per EULEX-in qe te veproje ne terren ne Kosove por ai shton se gjithsesi eshte demtuese qe Bashkimi Evropian nuk flet me nje ze.
Vendet qe nuk e kane njohur Kosoven mbajne pergjegjesi qe shkaktojne nje carje dhe minojne imazhin e vendosmerise nga ana e Bashkimit Evropian dhe qendrimin e tij ndaj Kosoves.
Ky problem si edhe fakti qe Evropa tani eshte e angazhuar me krizen financiare nuk duhet ta zbehe entuziazmin per te ardhmen thote zoti Wilson.
Derisa popujt e Ballkanit Perendimor ta shohin te gjithe qe integrimi eshte e ardhmja dhe te jene te perqendruar tek ky objektiv do te kete probleme. Kur te jemi gati per te diskutuar per hapin e ardhshem te integrimit kjo krize ku eshte Evropa do te jete zgjidhur.
Por integrimi politik eshte njeri aspekt i synimit per te ardhmen. Ana tjeter eshte bagazhi emocional qe ende rendon ne rajon. Profesor Teokarevic thote se zgjidhja e krizes se tanishme ne Veri duhet te shikohet si instrument per te mundesuar zgjidhjen e nje ceshtjeje me madhore pajtimin mes serbeve dhe shqiptareve.