E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Polemika mes qeverise dhe opozites mbi raportin e Transparency International

Ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha vleresoi sot rezultatin e Trasparency International sipas te cilit vendi ka ngjitur 8 pike ne klasifikimin mbi perceptimin e korrupsionit. Sipas tij ky rezultat eshte fryt i reformave dhe perpjekjeve te qeverise nderkohe qe akuzoi Bashkine e TIranes si pengesen kryesore te permiresimit te metejshem te vleresimit mbi korrupsionin. Por kryebashkiaku njekohesisht dhe kryetari I partise socialiste Edi Rama tha se kryeministri hedh balte mbi opoziten nderkohe qe sipas tij eshte i zhytur ne korrupsion.

Kryeministri Sali Berisha hapi mbledhjen e qeverise duke komentuar rezultatin e djeshem te Transparency International sipas te cilit Shqiperia kishte ngjitur 8 vende ne klasifikimin e perceptimit te korrupsionit Qeveria shqiptare vendi ne teresi ia doli te lere pas dhe tete vende te tjera ne kete lufte te arrije keshtu ne nje pozicion te ri te rendesishem te kape nje stacion te ri jashtezakonisht inkurajues drejt betejes sone perfundimtare me kete faktor qe perben matermatriks te te gjitha te keqijave ne nje shoqeri te lire.

Per kryeministrin rezultati i nxjerre nga Transparency International eshte fryt i nje sere reformash te ndermarra nga qeveria dhe sipas tij ai do te ishte ndjeshem me i mire sikur te mos ekzistonte korrupsioni i lejeve te ndertimit ne Bashkine e Tiranes apo dhe disa bashki te tjera duke sulmuar keshtu kryebashkiakun e Tiranes njekohesisht dhe kryetarin socialist Edi Rama.

Socialistet qe dje u shprehen se nuk kishte vend per entuziazem ne klasifikimin e ri te Transperncy ionternational i cili sipas deputetit Taulant Balla eshte me i ulet se ai i dy viteve me pare.

Ndersa nga ana e tij kryetari socialist Rama u pergjigj pak pas deklaratave te kryeministrit Sali Berisha hedh balte mbi opoziten dhe importon me korrupsion plehra nga jashte per te perfituar duke mbytur shqiptaret. Hedh balte mbi opoziten dhe tere lumenjte e Shqiperise i ka kthyer me korrupsion ne sheshe ndertimi per hidrocentrale qe do ti shfrytezojne oborrtaret e tij. Hedh balte mbi opoziten dhe nderton me korrupsion fabrika cimentosh qe shkaterrojne mushkerite e vendit e te njerezve te ketij vendi duke mos kursyer as Krujen e Skenderbeut te ciles po i nxjerr edhe brinjet per gurore korrupsioni.

Polemikat qe pasojne raportin e djeshem te Transparency International ngjajne me nje vazhdim te akuzave te shumta per korrupsion te shkembyera mes paleve. Nje klime e ngarkuar me konflikt e cila sic tha dje prokurorja e pergjithshme Ina Rama e ben te veshtire dhenien e drejtesise ne vend aq me teper luften ndaj jakave te bardha sic u shpreh ajo. Nje deklarate e cila detyroi me pas presidentin Bamir Topi te kerkonte nga prokuroria dhenien e mesazhve te drejtperderejta me ane te rezultateve konkrete duke theksuar se Tani eshte koha per Drejtesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›