Rusia kerkon kufizimin e dislokimit te NATO-s ne Evropen Qendrore
Nje gazete e njohur ruse shkruan se Moska do te kerkoje qe cdo bashkepunim i ardhshem i Rusise me NATO-n te kushtezohet nga kufizimi i numrit te forcave te aleances ne shtetet e reja anetare te Natos ne Evropen qendrore.
Sipas gazetes Kommersant Moska kerkon qe te ndalohet dislokimi i nje numri te madh forcash luftarake ne vendet qe jane anetaresuar ne NATO pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991.
Ky njoftim behet i ditur nderkohe qe presidenti rus Dimitri Medvedev pergatitet te marre pjese ne takimin e nivelit te larte te NATO-s ne nentor gjate te cilit aleanca pritet te miratoje nje plan te gjere strategjik.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen pritet te vizitoje Mosken para takimit te larte te Lisbones me 19 dhe 20 nentor.