E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja, Gjinushi: Ndryshimet të jenë konsensuale

Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi thote se ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit duhet te jene konsensuale. Nismen e fundit te maxhorances per ndryshime te saj, ai e cileson nje akt te rende qe synon kontrollin mbi gjykaten kushtetuese dhe sipas tij Partia Socialiste nuk duhet te behet pjese. "Tani do te heqe votimin e fshehte per emerimet per te pushtuar perfundimisht edhe gjykaten kushtetuese. PS ne menyre absolute sduhet te pajtohet me kete", tha Gjinushi.

Sipas ish kryetarit te Kuvendit, maxhoranca ka ndryshuar rregulloren ne menyre te njeanshme edhe me pare dhe pikerisht per menyren e votimit. Ai permend rastin e mocioneve per shkarkimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, si dhe rastin per shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

"Del shkarkimi i Sollakut, ndryshohet rregullorja per shkarkim, se se ka ndryshuar dot tamam. Mbani mend historine me bilbila, ka qene 6 muaj proteste qe vota e fshehte behet me kuti, keta e hoqen fare, si per Sollakun ashtu dhe per Jozefina Topallin", vijon ai.

Gjinushi thote se gjate qeverisjes se te majteve ndryshimet ne rregullore kane qene konsensuale. "Rregullorja edhe ne shkurt te 1998 eshte ndryshuar per te rritur pushtetin e opozites, biles atehere jane futur dhe komisionet hetimore qe pastaj u fut ne Kushtetute, eshte bere me konsesus. Ishte periudha intensive e bojkoteve te PD. Dhe e fundit eshte bere perseri me konsesus", u shpreh Gjinushi. Keto veprime te maxhorances sipas zotit Gjinushi acarojne edhe me tej situaten politike ne vend, duke mbyllur keshtu mundesine per dialog.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›