E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj monitoron Lazaratin: Asnjë bimë narkotike brenda vitit

Dëshiroj që ky vit, të jetë viti i heqjes së Lazaratit nga harta e kultivmit të bimëve narkotike, kështu është shprehur kreu I policisë së shtetit Hysni Burgaj pas inspektimit të imtësishëm nga ajri dhe toka të fshatit , I shoqëruar nga krerët e policisë rajonale dhe drejtuesit lokalë nga të cilët ka marrë garancitë se shumica e lazaratasve, janë ndërgjegjësuar dhe janë të bindur se kultivimit të bimëve narkotike këtë vit i ka ardhur fundi.

"Fillojmë që nesër krehjen në të gjitha territoret, por do fillojmë së pari te punonjësit e policisë, tek administrata e komunës Lazarat, dhe sigurisht që jam i bindur që përsëri do të gjej mirëkuptimin e banorëve të Lazaratiti për zero tolerancë ndaj kultivimit të kanabis sativa, jo vetëm në Lazarat por në të gjithë Shqipërinë", tha Hysni Burgaj, Drejtor i policisë së Shtetit.

Kreu i Policisë së Shtetit,ka falënderuar të zgjedhurit vendorë dhe komunitetin e fshatit Lazarat,për bashkëpunim me strukturat policore.duke kërkuar nga uniformat blu të Qarkut të Gjirokastrës, rinisjen e kontrolleve të specifikuara dhe intensive deri në fund të muajit qershor.Sipas kreut të Policisë shumë shpejt do të vihet në funksionim sateliti dhe helikopterë të paisur me mjete vëzhgimi speciale,që do të monitorojnë gjithë territorin e vendit .

Floreta Ligu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›