Shqiperia, 10 arsye per ta vizituar ne vitin 2013
Agjencia e lajmeve “Huffingtonpost” i kushton ne faqet e saj nje shkrim special turizmit ne Shqiperi. Ekspertja e turizmit Leyla Giray, pershkruan arsyet se perse nje turist duhet te zgjedh Shqiperine si destinacion per te kaluar pushimet gjate vitit 2013. Ajo rendit 10 arsye per te vizituar Shqiperine, ndersa shton se vizitoret qe do te shkojne ne kete vend, mund te gjejne dhe shume arsye te tjera. Giray shprehet se vec bukurive turistike, Shqiperia eshte dhe vendi me ekonomik per pushime. Sipas saj, cmimet jane 30 deri ne 50 per qind me te uleta se ne vendet e tjera te rajonit.
Nga Leyla Giray
E izoluar per dekada nen diktaturen komuniste, Shqiperia u hap per pjesen tjeter te botes pas viteve 1990 dhe qe nga ky vit i eshte bashkuar peizazhit turistik te vendeve te tjera te Europes per gjithe turistet. Ne nje vizite qe kam zhvilluar se fundi, banoret ankohen se vendi mund te ishte zhvilluar me shpejt. Por pavaresisht kesaj, Shqiperia ka shume arsye per ta vizituar dhe per te qene terheqes per turistet. Me poshte mund te lexoni 10 arsye te mira, se perse duhet te vizitoni Shqiperine ne vitin 2013. Nese ju vendosni te shkoni, padyshim qe do te gjeni shume me shume sesa keto dhjete arsye.
Shqiperia po nxiton qe te kap te ardhmen dhe te zhvillohet, por kjo gje nuk kalohet pa dhimbje. Megjithe zhvillimin, vendi ka ende nevoje per tu pergatitur per nje turizem masiv, problem mbetet ceshtje e mbeturinave dhe nje vemendje me e madhe e rrugeve. Por pavaresisht ketyre, Shqiperia eshte nje vend i lezetshem per udhetaret dhe kerkon pak durim per ta vizituar.
1. Cmimet
Shqiperia mbetet nje nder vendet me cmimet e turizmit relativisht te lira, te pakten sipas standardeve evropiane. Cmimet jane 30 per qind deri ne 50 per qind me te lira sesa ne vendet fqinje si: Kroacia, Greqia apo dhe Italia. Ne keto kohe, ku ekonomia eshte e brishte, Shqiperia padyshim qe mbetet nje zgjidhje e mire.
2. Koha
Rruget shqiptare dhe vendpushimet nuk ju zene frymen dhe nuk ju lodhin. Kjo per shkak se ende nuk ka turizem masiv. Grumbullimi me i madh i turisteve ndodh ne jug te vendit gjate kohes se plazhit, por kjo nuk zgjat shume. Kuptohet qe turizmi masiv nje dite do te ndodh, por tani ja vlen ta vizitoni per te njohur sekretet e ketij vendi.
3. Aventura
Shqiperia eshte nje destinacion i ardhshem i Europes per turizmin e aventures, kjo per shkak te bukurise se saj natyrore dhe kushteve qe ofron. Ne dimer detet dhe plazhet jane bosh, por malet jane parajse per bicikletat malore dhe xhiron me kajak ne lumenj. Per me teper, te apasionuarit e ketyre sporteve do te ndjehen mire sepse nuk ka shume njerez perreth.
4. Diversiteti
Shtresezimi i qyteterimeve i ka dhene Shqiperise nje dinamik interesante te popullsise. Gjate pjeses se dyte te shekullit te kaluar, komunizmi i Enver Hoxhes i ndaloj popullsise besimin fetar. Shqiperia u be zyrtarisht vend ateist. Feja eshte rikthyer, po jo si hakmarrje ndaj atyre qe e hoqen. Edhe pse shumica e popullsise eshte myslimane, Shqiperia eshte nje shtet laik dhe pa ndikime fetare ne drejtimin e tij.
5. Siguria
Ka pasur shqetesime serioze gjate viteve 1990 dhe vitit 1997, kur skemat piramidale shkaterruan kursimet e mijera familjeve dhe kjo gje solli protesta ne rruge dhe dhune te armatosur, pasi njerezit moren armet. Gjerat sot jane qetesuar dhe vendosur ne normalitet. Madje edhe nje qytet i njohur per probleme si Bajram Curri, sot eshte i qete e normal dhe aq i rrezikshem sa mund te jete nje dyqan akulloresh ne nje fundjave te qete.
6. Vendasit jane miqesore
Turizmi masiv nuk njihet mire ne gjithe vendin, e megjithate vendasit jane shume miqesore me te huajt dhe ndonjehere kurioz. Gjate nje vizite qe beme ne nje fshat ne Alpe, dhjetera banore lokale u shfaqen nga “asgjeja” per te na takuar. Te mbajtur per nje kohe te gjate te izoluar nga bota, shqiptaret jane kurioze dhe te gatshem te permbushin deshirat e vizitoreve me mikpritjen e tyre. Ata gjithashtu jane te prirur qe gjate bisedave te largojne reputacionin e vendit te tyre per rrezik dhe grindje.
7. Tradita
Nese ju preferoni te shkuaren, ne Shqiperi ka vende ku duket sikur koha nuk ka kaluar fare. Fermeret kane pajisje jo shume te modernizuara, ne krahasim me ato qe kane pasur paraardhesit e tyre. Pergjate liqenit te Ohrit grate pergatisin brumin me dore dhe pasten e makaronave (petet) e lene te thahet ne diell. Ne ndonje qytet mund te ndodh qe rrugen e makinave e bllokon ndonje gomar. Ne Alpe ndodh qe shtepia mund te mbetet e izoluar per disa dite si pasoje e bllokimit te rrugeve nga bora. Edhe grate ne zonat e veriut vazhdojne te rriten, pak a shume me te njejtat tradita, duke bere vere kumbulle, ne te njejten menyre sic benin gjyshet e tyre.
8. Kontrasti
Nje pjese e Shqiperise tregon progresin tipik te shekullit te 21-te. Plazhet e virgjera dhe te pacenuara nga zhvillimi, konkurrojne me vendpushimet e mbipopulluara, ndersa demtimi i ambientit dhe perpjekjet per te ruajtur mjedisin konkurrojne njera-tjetren. Cdo gje e komunizmit thuajse ka vdekur dhe shqiptaret ne menyre te dukshme nxitojne per te kapur kapitalizmin. Ne Tirane do te jete shume e veshtire te takoni nje person qe nuk ka telefon celular.
9. Thesaret kulturore
Vendi eshte plot me rrenoja te lashta keshtjellash dhe qytetesh te vjetra. Me i njohuri prej tyre eshte Butrinti, i cili eshte pjese e trashegimise boterore dhe mbrohet nga UNESCO.
Apolonia eshte nje tjeter qytet i madh, por shume pak i hulumtuar dhe studiuar. Tashme uji ka hyre ne nje pjese te tij. Qytetet me te fundit, historikisht, jane Berati dhe Gjirokastra, te cilet jane nje mrekulli e arkitektures osmane dhe gjithashtu mbrohen nga UNESCO. Me pas vijne disa vende te tjera, sic mund te permendim kishat e mrekullueshme te Voskopoje, afer maleve te qytetit te Korces.
10. Bukuri natyrale
Shqiperia ka nje bukuri te eger dhe te vetmuar me Alpet e dhe ne Liqenin e Komanit, por joshese ne brigjet e detit Adriatik dhe ato te detit Jon. Eshte kjo bukuri e eger e ketij vendi qe ju shtyn t’i beni pyetjes vetes nese ju jini ne nje vend dhe zone ku askush tjeter nuk ka qene me pare.
Huffingtonpost
Huffingtonpost eshte nje prej agjencive informative on-line me te medha ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo eshte themeluar ne vitin 2005 Arianna Huffington. Agjencia renditet nder me te specializuarat ne fushen e marketingut dhe informacionit. Vec versionit anglisht ne SHBA, ajo ka miliona perodorues dhe ne Kanada ne versionin e saj frengjisht.