E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet Kuvendi, Berisha: Fitore ne 2013 Rozeta Rapushi

Gezuar Vitin e Ri dhe fitore maxhorances ne 2013. Me keto fjale mbylli seancen e fundit plenare per kete sesion, kryeministri Sali Berisha, duke kritikuar ashper deputetet socialiste te cilet sipas tij, si kurre ndonjehere ne historine e Bashkimit Evropian bllokuan integrimin duke mos votuar tre ligjet e kerkuara nga Komisioni Evropian. “Keto tre ligje nuk votohen dhe mbahet muri, megjithate demokracia kjo eshte. Zgjedhjet po vijne, jam i bindur se shqiptaret do te perdorin voten e tyre per ta fshire nga faqja e dheut ate mur dhe per te ecur drejt Evropes te sigurte sic e meritojne”, - u shpreh kreu i qeverise. Madje ne replike me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, Berisha tha se ashtu sic tha edhe Ruci, serish ai do ta sjelle edhe buxhetin ne vitin 2013. “E the nje fjale me vend kur the, ti Berisha solle buxhetin, po pra do te sjell dhe buxhetin 2013, per kete behuni gati”, - replikoi kryeministri. Sipas Berishes, kurre ndonjehere nje lider i nje force kryesore politike, nuk ka guxuar te ngrihet kunder interesave jetike te kombit te tij dhe te perdore voten e qytetareve, qe kane si enderr kryesore procesin e integrimit, per te bllokuar tre ligje dhe per rrjedhoje per te bllokuar procesin e integrimit. Por Rama sipas tij e beri, edhe pse Shqiperia e meriton statusin e vendit kandidat dhe votimi i tre ligjeve nevojitet si nje deshmi qe palet jane per procesin e integrimit. Kreu i qeverise akuzoi gjithashtu kundershtarin e tij politik, se perdor kreun e grupit te tij parlamentar, Gramoz Ruci, sa here i leverdis per te justifikuar bllokimin e votimit te tre ligjeve. “Pasi paraqiti Fierin si pretekst tjeter qe nuk ja perligji as edhe nje njeri i vetem, fajeson Gramozin, i thote te huajve se nuk me lejon Gramozi. E shumezon 10 here me 0 sa here do Gramozin e te tjeret. Kur i leverdis i thote se jane me te miret per mua”, - vijoi Berisha. Nga ana tjeter, kryeministri kritikoi edhe faktin qe socialistet nuk votuan nisma te tjera te rendesishme ligjore, si buxheti i vitit te ardhshem, qe jo vetem rrit rrogat e pensionet, por permireson ekonomine e vendit. “Eshte e mjere qe ai krah qe pretendon per socializem dhe qe ne fakt kur qe ne pushtet ndertoi kleptokracine me te madhe ne historine e Evropes, nuk votoi asnje prej ketyre ligjeve, te cilat bene te mundur ngjitjen e Shqiperise ne nje vend te paimagjinueshem me pare. Ju ndertoni gjithcka mbi nihilizmin, mbi mohimin, mbi perjashtimin. Cfare ju mbetet ju pastaj te nderuar opozitare? Ju mbetet hici, po nuk uroj kete”, - kritikoi kreu i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›