Nishani dekoron shkrimtare dhe studiues te njohur
Presidenti Nishani nderon me “Medaljen e Mirenjohjes” autore te veprave studimore e artistike me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise. Ne atmosferen e festave te fundvitit, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani nderoi dje autore te veprave studimore e artistike kushtuar 100-vjetorit te Pavaresise. “Ne shenje vleresimi per punen dhe kontributin e jashtezakonshem ne evidentimin dhe ngritjen e vlerave historike dhe atdhetare me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise”, kryetari i shtetit shqiptar dekoroi me “Medaljen e Mirenjohjes”, Artan Lamen, Blendi Fevziun, Gezim Hidrin, Ilir Ikonomin, Kai Roman Kiklasin, Moikom Zeqon, Ndricim Kullen, Romeo Gurakuqin, Visar Obrijan, Xhevahir Lleshin dhe Zeni Ballazhin. Ne takimin e Nishanit me autoret e veprave te spikatura per 100-vjetorin e Pavaresise ishin te pranishem edhe Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumci dhe kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha.
Kryetari i Shtetit u dorezoi autoreve te veprave studimore e artistike te krijuara ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, “Medaljen e Mirenjohjes”. Me tej shprehu vleresimin personal, por edhe ne emer te qytetareve shqiptare per nje sere personalitetesh te fushave te ndryshme, te cilet ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ofruan kontribute shume te rendesishme ne evidentimin dhe prezantimin e vlerave kulturore te periudhave historike, te tradites se Shqiperise dhe shqiptareve. “Mbi te gjitha, besoj qe hapen nje rruge, nxiten ne radhe te pare studiuesit, krijuesit, artistet, historianet te fillojne te mendojne me shume per historine tone; per te evidentuar me shume vlerat e kesaj historie; per t’u ofruar nje informacion real, transparent, qytetareve shqiptare, shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe miqve te Shqiperise dhe te shqiptareve mbi historine e ketij vendi dhe kombi; mbi sakrificat, mundimet, kontributet dhe qendrimet e personazheve, personaliteteve ne periudha te ndryshme te historise se vendit, duke e percjelle kohen e shkuar e kontributet e se shkuares, por edhe arritjet dhe mosarritjet e se shkuares ne realitetin e sotem me qellim per te pasur mundesine me te mire te reflektimit te perbashket, mundesine e njohjes reale te vetes sone, te kombit tone, te ecurise sone”, - theksoi Presidenti. Ai shprehu bindjen qe kjo do te kontribuoje “ne ngjizjen e nje kulture me te madhe mbi ate cka ne shqiptaret kemi qene dhe kemi bere, me shpresen e madhe qe kjo do te na sherbeje per te reflektuar, per ta percaktuar me mire, me qarte dhe me drejt te ardhmen tone”.
ROMEO GURAKUQI
Presidenti i shprehu drejtperdrejt vleresimin dhe mirenjohjen e te gjithe qytetareve shqiptare, Romeo Gurakuqi, pedagogut dhe historianit qe me vepren e tij solli nje studim te rendesishem, jo vetem per brezat e rinj, por per te gjithe brezat e ketij vendi. Gjithashtu, z. Nishani shprehu mirenjohjen per kontributin e zotit Helidon Xhixha, i cili i dhuroi Institucionit te Presidentit, nje skulpture moderne, e vendosur ne kopshtin e nderteses, qe solli nje risi ne kryeqytet.
Romeo Gurakuqi u shpreh: “Keni gjetur menyren per te vleresuar punen time dhe kolegeve, te miqve, qe kane bashkepunuar ne kete ngjarje shume te rendesishme te 100-vjetorit te Pavaresise”.
BLENDI FEVZIU
Presidenti Nishani vleresoi zotin Blendi Fevziu, “gazetarin me shume eksperience ne Shqiperi, qe permes botimit te librit me te fundit “100-vjet Pavaresi”, ka ofruar nje informacion te detajuar te periudhave shume te rendesishme historike dhe nje kronologji te nderlidhur, jo vetem te momenteve, por edhe te angazhimeve te personazheve, ne kontekstin e vleresimit dhe te kritikes”.
Blendi Fevziu u shpreh me keto fjale: “Ky 100-vjetor ishte ne nje fare menyre nje start i mire per te pare me sy realist dhe pa dyshim sa me te thelluar ate qe ka ndodhur dhe besoj qe, ata qe do te vijne pas tashme e kane nje baze nga e cila do te nisen per te ndryshuar ne nje fare menyre, menyren e shikimit disa dhjetera vjecare te mbrapshte dhe shpeshhere te falsifikuar te historise se Shqiperise”.
ILIR IKONOMI
Kreu i shtetit vleresoi zotin Ilir Ikonomi, “gazetarin, analistin e shquar, i cili permes botimit ka sjelle nje informacion fatkeqesisht deri ne keto kohe te pa marre nga opinioni publik, per rrugetimin e burrit te shquar te Pavaresise, Ismail Qemalit, por edhe te gjithe bashkepunetoreve te tij; nje studim i thelle, por mbi te gjitha i bazuar ne fakte shume te rendesishem dhe evidente”, u shpreh Presidenti Nishani.
Ilir Ikonomi foli dhe ne emer te BOA: ‘Ju me jepni nje mirenjohje dhe une ju jap mirenjohjen time per kete dhe ju falenderoj ne emer te ekipit te Zerit te Amerikes, te cilet me ndihmuan per te ardhur ketu”.
MOIKOM ZEQO
Nje falenderim te vecante, Presidenti Nishani i adresoi historianit me shume eksperience, Moikom Zeqo, i cili se bashku me zonjen Deshira Jazexhiu kane sjelle nje liber me dokumente te rendesishme, qe jep nje tabllo te qarte te rrethanave dhe te zhvillimeve historike ne periudhat me te rendesishme te Shqiperise, fokusuar ne momentin me madhor te historise sone, aktin e shpalljes se Pavaresise. “Do te desha gjithashtu, te perfitoj nga rasti, pasi eksperienca e zotit Zeqo ne studime ne histori, eshte nje eksperience dhe nje kontribut i gjate, nje kontribut shume i vyer dhe, jam i bindur qe, jo vetem tekstet tona te historise, por edhe tekstet, librat, botimet per opinionin publik do te jene nje kontribut shume i mirepritur dhe i deshiruar, ndaj do te deshiroja qe bashkautoret t’i falenderoja per kete kontribut te madh, qe i kane dhene historise se Shqiperise, por edhe kohes ne te cilen ne jetojme”, u shpreh Presidenti Nishani.
Kurse Moikom Zeqo tha: “Gjithmone krijohet nje klime me e mire kur kryeinstitucioni kushtetues i nje vendi ka vleresim dhe krijon raporte te tilla me kulturen, sepse jam i bindur qe, historia me shume se sa kronike eshte krijim i kultures”.
NDRICIM KULLA
Presidenti i Republikes vleresoi zotin Ndricim Kulla, shkrimtar me kontribute ne publicistike, por edhe si hulumtues, studiues i arkivave dhe evidentues i figurave dhe personaliteteve shume te rendesishme shqiptare te historise sone.
Ndricim Kulla i shprehu mirenjohjen Presidentin qe kishte zgjedhur nje menyre shume te respektuar per te vleresuar punen e intelektualeve, te artisteve dhe shkrimtareve ne kete fund viti, qe koncidon dhe me 100-vjetorin e Pavaresise. “E falenderoj per vemendjen qe ka treguar ndaj punes, eshte vleresim per kontributin e mendimtareve shqiptare, te atyre njerezve, te cilet e idealizuan Shqiperine politike, Shqiperine e pavarur, per te cilen ne beme nje kremtim shume madheshtor”, - tha z.Kulla.
ARTAN LAME
Nje vleresim dhe nje mirenjohje te vecante per punen ne disa dimensione artistike, studiuese, Presidenti ia adresoi z. Artan Lame, i cili, pervec orientimit, fokusimit te momenteve te rendesishme ne botime te ndryshme, i dha nje dimension shume te vecante festimeve dhe perkujtimeve te festes se 100-vjetorit, permes ekspozites me flamujt shqiptare, ne rrugekalimin e tyre gjate gjithe historise sone, nje ekspozite e cila u shpernda ne trojet shqiptaret, por, njekohesisht edhe atje ku jetojne shqiptaret ne emigracion, me qellimin per ta ndare festen me te gjithe, mes nesh, por edhe me miqte tane. Artan Lame pohoi se Presidenti tha pjesen kryesore per secilin prej nesh, beri nje pershendetje te pergjithshme. “Eshte e padiskutueshme qe 100-vjetori kishte pjesen e vet, por eshte e pa diskutueshme qe ka dhe shume gjera te tjera per te bere ne 100 vitet e ardhshme”, - tha z.Lame.
GEZIM HIDRI
Kreu i Shtetit shprehu vleresim per z. Gezim Hidri, i cili me Mozaikun e Flamurit Kombetar, i vendosur prane Ures se Tabakeve, shprehu dashurine per flamurin, simbolin tone me te dashur, duke nenvizuar me bindje se keto kontribute te artisteve dhe studiuesve do te jene nje baze e mire per vepra te tjera ne te ardhmen.
Gezim Hidri u shpreh: “Ndjehem i nderuar qe ketu ne Shqiperi marr nje medalje te tille dhe mendjen e kam gjithmone tek vendi im, tek kombi im dhe per kete arsye une bera nje mozaik ne gure natyral, qe te mos ishin ato thuprat e Gjergj Kastriotit, por te ishin te kthyer ato thupra ne gure per te vazhduar me force, me mendje, me pene vazhdimesine e emrit shqiptarizem”.
LOGO E PAVARESISE
Presidenti Nishani falenderoi autorin e logos se 100-vjetorit te Pavaresise, zotin Zeni Ballazhi, i cili, arriti te fitoje mes shume konkurrenteve, duke sjelle nje veper, e cila u be pjese e historise se Shqiperise, u be simbol i tere simbolikave, qe kemi pasur dhe kemi ne historine tone. Zeni Ballazhi u shpreh: “Falenderoj te gjithe shqiptaret, te cilet perqafuan nje embleme, apo nje logo, e cila i perfaqesoi te gjithe ata dhe ne kete feste te fundvitit, per mua eshte nje befasi shume e kendshme dhe, kete mirenjohje do e ruaj me fanatizem dhe eshte mirenjohja e pare per mua ne nje nivel te tille. Urime per festat dhe urime per 100-vjetorin!”
LLESHI-MEKSI
Po keshtu, Presidenti Nishani shprehu nje falenderim te vecante per zotin Xhevahir Lleshi, i cili se bashku me zotin Aleksander Meksi ofruan nje album dhe nje botim mjaft domethenes, duke qemtuar dhe fokusuar, permes nje pune studimore, momentet me te rendesishme te rrugetimit tone historik. Xhevahir Lleshi u shpreh: “Kjo do te jete nje nxitje per veprimtarine tone ne te ardhmen, sepse cdo qelize e diteve qe vijne kane 100 vitet tyre”.
OBRIJA NGA KOSOVA
Presidenti i Republikes shprehu vleresimin dhe per z. Obrija nga Kosova per bashkepunimin e tij te shkelqyer me mikun e shqiptareve, Kai Roman Kiklas per idene e shkelqyer te monumentit te 100-vjetorit te Pavaresise, me te cilen ofruan mundesine e nje memorie te rendesishme historike ne kryeqytet.