E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria, 4 peshëngritës në Europian

Nga kjo e dielë, në Kishiniev të Moldavisë, nis zyrtarisht Kampionati Europian i të rriturve në peshëngritje. Shqipëria do të konkurrojë me katër sportistë dhe nga ata më të mirët e shtangës kuqezi, të cilët kanë medalje si në Kampionatin Europian, ashtu dhe atë Botëror.

Kështu në peshën deri në 73 kilogram në pedanë do të jenë Briken Calja me deklarimin 342 kilogram në dygarësh dhe Arbër Çerçizaj me deklarimin 341 kilogram. Në peshën deri në 81 kilogram, Erkand Qerimaj me deklarimin 325 kilogram në dygarësh dhe Kristi Ramadani me deklarimin 340 kilogram në dygarësh.

Vitin e kaluar në Sofje, Kristi Ramadani ishte nënkampion Europe në stilin e shtytjes dhe nënkampion Europe në dygarësh. Kurse Erkand Qerimaj ishte nënkampion Europe në stilin e shkëputjes. Calja dhe Çerçizaj do të jenë në garë më 16 prill në ora 16:00, kurse Qerimaj e Ramadani më 17 prill në ora 19:00. Dhe si të tillë priten medalje prej të katër shtangistëve kuqezi në Europianin moldav të peshëngritjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›