Qose ndëshkon Bylisin, Elbasani shpreson te “Final 4”

Elbasani merr suksesin e radhës në kampionat, mposht Bylisin 1-0 në shtëpi dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një vend në “Final 4”. Një gol i Qoses në pjesën e parë i jep një fitore të çmuar skuadrës verdheblu, që tashmë ngjitet në kuotën e 49 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt, Elbasani mbetet një pikë larg Partizanit të vendit të katërt dhe shpreson për një vend në katërshen finale (në javën e fundit është përballja direkte mes dy skuadrave).
Komplikohet situata për Bylisin, që pas kësaj humbjeje mbetet në kuotën e 36 pikëve në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.