Balaj rikthehet te goli, Vllaznia mund Dinamon

Vllaznia mposht Dinamon 3-0 në Loro Boriçi dhe rigjen fitoren që mungonte prej 5 javësh në kampionat. Shkodranët ngjiten në kuotën e 55 pikëve në klasifikim dhe tashmë janë vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Egnatias.
Qato zhbllokon sfidën në pjesën e parë, ndërsa Dodaj dhe Balaj shënojnë në të dytën. Kapiteni rigjen golin që mungonte prej kohësh në pikën më kulmore të sezonit.
Vllaznia ngjitet në kuotën e 55 pikëve, po aq sa Dinamo, që duket se ka harruar të fitojë, pasi është futur në një mini-krizë. Skuadra e Ilir Dajës ka grumbulluar vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore.