Shqipëria-Serbisë: “Jo integrim në BE pa Prishtinën”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Acarohen marrëdhëniet diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit, shkak për këtë është bërë një deklaratë e përbashkët e vendeve të rajonit për integrimin në BE. Shqipëria, delegacioni pjesmarrës, kundërshtoi këtë deklaratë të përbashkët të vendeve të rajonit për integrimin, pas një takimi që u zhvillua në Beograd. Arsyeja e vërtetë e këtij kundërshtimi ishte mospërfshirja e Kosovës nga organizatorët serbë në përmbajtjen e kësaj deklarate. Në të i kërkohej Brukselit integrimi sa më i shpejtë i vendeve të rajonit në BE. Në deklaratë vendet e rajonit shpreheshin për thellimin e bashkëpunimit për lehtësimin e kushteve të integrimit dhe heqjen e vizave. Burime jozyrtare nga takimi thanë për një media vizive shqiptare se moscilësimi i Kosovës si shtet bëri që Shqipëria të refuzonte deklaratën që do t i dërgohej Brukselit. Pothuajse të gjitha vendet e tjera ballkanike morën pjesë në takim në nivel ministrash, ndërsa të pranishmit i përshëndeti presidenti serb, Boris Tadiç. Të gjitha vendet e tjera, veç Serbisë dhe Bosnjës, e kanë njohur shtetin e Kosovës, por asnjë prej tyre nuk debatoi për këtë çështje. Në një dalje publike, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, sqaron se është vlerësuar fryma e bashkëpunimit rajonal si dhe rëndësia e madhe që ka për Shqipërinë përshpejtimi i procesit të integrimit evropian, por nuk ranë dakord në miratimin e deklaratës duke theksuar se konfigurimi i ri i Ballkanit si dhe perspektiva evropiane e Kosovës nuk mund të neglizhohet. “Nuk mund të mbështesim një daklaratë që nuk përfshihet Kosova, në asnjë lloj rrethane”, - tha ministrja Bregu. Deklarata e hartuar në Beograd nënvizonte perspektivën e rajonit në BE, dhe përfshinte vetëm vendet e rajonit të ftuara në takim nga pala serbe.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009