SHBA: “Shqipëria, partner serioz në NATO”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha pati një takim me zëvendëssekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, Gordon England. Kreu i ekzekutivit falënderoi England për punën dhe angazhimin institucional dhe personal të tij për ta parë Shqipërinë sa më parë anëtare të aleancës më të fuqishme të globit, NATO. Më tej ai e njohu nga afër zyrtarin e lartë amerikan me punën dhe përpjekjet e pandërprera të qeverisë shqiptare, që deri në momentin e fundit të anëtarësimit në prill 2009, do të punohet me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, për të merituar dhe për t u prezantuar me dinjitet përpara vendeve anëtare të NATO-s. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë beteja me të cilat qeveria shqiptare ndeshet dita-ditës, por me gjithë rezultatet e mëdha, akoma edhe më të mëdha janë përpjekjet e qeverisë për të thelluar më tej këto rezultate, vijoi më tej ai. Duke u ndalur tek reformat për modernizimin e administratës publike, Berisha e njohu zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, England, me përmbysjen e thellë që ka ndodhur në procedurat administrative me aplikimin e programeve më moderne si prokurimet elektronike, regjistrimi elektronik i bizneseve, etj., duke merituar denjësisht dhe mbështetjen e programit “Sfida e Mijëvjeçarit”. Nga ana e tij, zëvendëssekretari Mbrojtjes, England, shprehu kënaqësinë tij për sukseset e qeverisë, seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin po drejtohen këto reforma. Ai shprehu bindjen e tij se Shqipëria do të jetë tashmë një anëtare e denjë dhe partner serioz i Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke konfirmuar bashkëpunimin gjithnjë e në rritje mes vendeve dhe qeverive tona. Berisha mori pjesë dhe përshëndeti si i ftuar nderi, në drekën e organizuar nga komiteti organizator i Mëngjesit të Lutjeve, me pjesëmarrjen e 1200 të ftuarve, kongesmenë, senatorë, zyrtarë të lartë të administratës amerikane, zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme, figura ndërkombëtare të shkencës e kulturës, etj.. Berisha u ndal tek vlerat e kombeve, paqja dhe bashkëpunimi, pajtimi dhe e ardhmja. “Së pari, për mua është një rast i madh t i drejtoj përpara kësaj audience të nderuar, mirënjohjen time më të thellë komitetit organizator, për ftesën që më kanë bërë për të marrë pjesë në këtë aktivitet vërtet madhështor. Është gjithashtu një nder i madh për mua t ju shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë juve, anëtarë të Kongresit amerikan, administratës amerikane, si dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme që keni mbështetur kaq shumë vendin tim, gjatë rrugës së përpjekjeve të tij për të ndërtuar një shoqëri të lirë”, - tha në fillim të përshëndetjes së tij, kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek historia e dhimbshme e kombit shqiptar, kryeministri Berisha shtoi se “si një nga kombet me të vjetra në kontinent, ai është ballafaquar me shumë, shumë vështirësi. Historia e tij ka qenë historia e mbijetesës. Ka vuajtur shumë pushtime, diktatura të tmerrshme. Sapo fituam lirinë, ne filluam të lëvizim në drejtim të hapësirës së lirisë. Ishte ndihma dhe mbështetja juaj që theu kufijtë dhe e ktheu vendin tim në drejtimin që ai ka tashmë drejt demokracisë”. Më tej, kryeministri Berisha u shpreh se kombet tona karakterizohen nga diversiteti etnik, por kjo ka shërbyer për të nxitur më tej tolerancën dhe pajtimin si vlera universale. Duke vazhduar më tej në përshëndetjen e tij, Berisha i njohu shkurtimisht pjesëmarrësit me vuajtjet e kombit shqiptar nën pushtimet më të egra dhe më të gjata, si dhe nën një nga diktaturat më të tmerrshme në kontinent. “Kur u zgjodha President i vendit, në fillim të viteve 90, - tha Berisha, - paga ishte vetëm 16 dollarë në muaj. Vetëm pak vite më parë, më 1990, Shqipëria ishte vendi i katërt më i varfër në planet. Por, - tha kryeministri Berisha në mbyllje, - falë lirisë, përkushtimit dhe vullnetit, ne tani jemi një Shqipëri krejtësisht ndryshe”. Më pas moderatori i takimit vlerësoi thellësisht fjalën e kryeministrit Berisha, e cila u shoqërua nga duartrokitje dhe vlerësime të të pranishmëve.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009