Seria A Lacio ne krye Fiorentina gjen fitoren
ROME- Lacio eshte ngjitur ne krye te Serise A se bashku me Interin e Rafa Benitez pas fitores se djeshme me rezultatin 1-0 ndaj Kievos. Skuadra kryeqytetase e ndertuar me shume kujdes ne vere nga dyshja Igli Tare-Lotito eshte duke I habitur te gjithe ne Itali teksa ne ndeshjen e djeshme ne Bentegodi ka dominuar totalisht. Takimi eshte vendosur nga nje gol I Mauro Zarate ne minuten e 69-te nderkohe qe I njejti lojtar ka humbur disa mundesi te mira perpara kesaj minute. Nderkohe ne takimet e tjera tee luajtura dje ka ardhur edhe fitorja e pare per Fiorenti-nen e Sinisha Mihajlovic. Vjollcet kane mundur 2-0 ne Artemio Franki Parmen. Ljalic realizoi golin e avantazhit me penallti ne minuten e 61-te nderkohe qe arbitri gaboi ne dhenien e saj pasi Xhilardino simuloi. Cerek ore me vone De Silvestri mbylli llogarite me sfiden fale nje goditjeje nga kufijte e zones qe u devijua nga nje mbrojtes. Fitore e rendesishme edhe per Napolin qe mundi 4-1 ne transferte Cezenen e Erjon Bogdanit. Vendasit kaluan te paret ne avantazh me ane te Parolos por Laveci Hamshik dhe dy here Kavani I dhane fitoren ekipit te Maxarrit. Bogdani luajti per 90 minuta ne kete takim duke treguar se gezon nje forme mjaft te mire edhe pse nuk arriti te shenonte gol. Nderkohe ne javen e peste ka ardhur edhe pika e pare per Udinezen qe barazoi pa gola ne Marassi kunder Sampdorias. Ndeshja mes Katanias dhe Bolonjes perfundoi ne barazim pa gola ndersa Bari fitoi 2-1 ndaj Breshias. Nje hap fals mund te konsiderohet ai I Palermos qe ne fushen e vet nuk shkoi me shume se nje barazim 2-2 kunder Leces.
GSH/BalkanWeb
GSH/BalkanWeb