Bledar Kolatrajneri i AEK te Athines
ATHINE- Ish-futbollisti i kombetares shqiptare Bledar Kola eshte caktuar trajneri i ri i AEK-ut te Athines. Lajmi eshte bere i ditur ne oret e vona te mbremjes se te dieles nga mediat geke te cilat i jane referuar deklarates se presidentit te klubit Stavros Adhamidhis.
Pas humbjes 3-1 ne ndeshjen ndaj Olimpiakos Volos trajneri serb i AEK-ut Dushan Bajevic dha doreheqjen e parevokueshme.
Kjo u pranua nga drejtuesit e klubit greek te cilet menjehere informuan mediat se shqiptari Bledar Kola do ta udheheqe AEK-un ne takimin e vlefshem per Ligen e Evropes ndaj Zenitit qe do te luhet me 30 shtator.
Megjithate nga raportimet e gazetave mesohet se Kola do te jete ne pankine derisa drejtuesit e klubit te arrijne akordin me nje trajner te huaj.
Gjithsesi nuk perjashtohet mundesia qe ish-mesfushori shqiptar te vazhdoje gjate ne postin e trajnerit te pare te kesaj skuadre.
Presidenti Adhamidhis ia ka besuar pankinen njeriut te shtepise Bledar Kola i cili do te nise punen me verdhezinjte ne kuader te ndeshjes kunder Zenitit. Kola e njeh mire skuadren dhe nuk do ta kete te veshtire te punoje per aq kohe sa Adhamidhis do ti jape besim shkruan faqja sportive greke goalday.gr.
Prej vitesh Kola punon ne klubin e AEK-ut qofte si trajner i akademise por edhe si zbulues talentesh.
s.g/atsh/BalkanWeb