E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria U-21, kurba në rënieKombëtarja U-21 ka grumbulluar kete edicion pas 7 ndeshjeve vetëm 4 pikë nga 21 të mundshmet, ose 0.19 për qind të pikëve.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Kombëtarja U-21 humbi të martën 1-2 me Bjellorusinë në “Niko Dovana” të Durrësit, duke koleksionuar humbjen e pestë në shtatë takime për eliminatoret e Kampionatit Europian 2011. Tashmë për formacionin e drejtuar nga Artan Bushati ka mbetur vetëm një ndeshje për të zhvilluar, ajo kundër Azerbajxhanit në transfertë, skuadër ndaj së cilës kemi regjistruar edhe fitoren e vetme në këtë edicion.

Trajneri aktual i Kombëtares U-21, i vetëdorëhequr në mes të ndeshjes së humbur 4-2 me Bjellorusisë, dhe i vetëkonfirmuar po pas kësaj ndeshje, deklaroi pas humbjes 2-1 me Bjellorusinë në Durrës, se lojtarët (përfshirë dhe 4 senatorët e huazuar nga Kombëtarja A) kishin një kondicion që linte për të dëshiruar. “Te ekipi Shpresa ka elementë që nëse stërviten me parametra jo normalë, nuk kanë për të qenë kurrë kontingjent i vlefshëm për Kombëtaren e të rriturve”, - citohet Bushati nga “Panorama Sport” pas ndeshjes.

Në fakt, duke parë ecurinë në vite të “Kombëtares së vogël”, apo “furnizueses” me lojtarë të Kombëtares A, siç e kanë për zemër drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, apo dhe dy trajnerët e fundit të saj, Artan Bushati e Hasan Lika, “kurba e cilësisë” është në rënie.

Në eliminatoret e Kampionatit Europian 2009, Shqipëria U-21 në 12 ndeshje grumbulloi 12 pikë nga 36 të mundshmet (ose 33.3 për qind të pikëve), ndërkohë që në eliminatoret e tanishme (2011), ka grumbulluar pas 7 ndeshjeve vetëm 4 pikë nga 21 të mundshmet, ose 0.19 për qind të pikëve.

Të paktën në 40 ndeshjet e fundit, që nga edicioni 2002-2004 (atëherë Kombëtaren U-21 e drejtonte Hasan Lika), Shpresat kanë regjistruar vetëm 9 fitore, 9  barazime dhe 22 humbje.

Por ajo që spikat në këto fitore, është fakti se përveç fitores me Kroacinë (1-0, edicionin 2005-2007, trajner Artan Bushati) dhe Irlandës (1-0, edicioni 2002-2004, trajner Hasan Lika), e me përjashtim të një fitoreje të dhënë 0-3 në tavolinë me Irlandën (për shkak të parregullsive të skuadrës irlandeze, por e humbur në fakt 2-1), të gjashtë të tjerat janë me ekipe dukshëm më të vogla se Kombëtarja jonë: Ishujt Faroe (2 herë), Kazakistanin (2 herë), Azerbajxhanin (1 herë) dhe Gjeorgjinë (1 herë). 

Duke i ndarë sipas trajneëve, 5 fitore (në 20 ndeshje) i përkasin Hasan Likës dhe 4 fitore (në 20 ndeshje) Artan Bushatit

Kampionati Europian 2011
Edicioni eliminator 2009-2010
Trajner Artan Bushati
Grupi : 5 ekipe (Skocia, Bjellorusia, Austria, Shqipëria, Azerbajxhani)
Bilanci i Shqipërisë: 7 ndeshje; 1 fitore, 1 barazime, 5 humbje; 4 pikë, vendi i katërt në grup.

RENDITJA
Skocia         12
Bjellorusia    12
Austria        10
Shqipëria        4
Azerbajxhani    0

Fitorja e vetme e Shqipërisë
Shqipëri-Azerbajxhan         1-0

Kampionati Europian 2009
Edicioni eliminator 2005-2007
Trajner Artan Bushati
Grupi: 6 ekipe (Italia, Kroacia, Greqia, Shqipëria, Ishujt Faroe, Azerbajxhani)
Bilanci i Shqipërisë: 10 ndeshje; 3 fitore, 3 barazime, 4 humbje; 12 pikë, vendi i katërt në grup.

3 fitoret e Shqipërisë
Shqipëri-Ishujt Faroe     1-0
Shqipëri-Kroaci            1-0
Ishujt Faore-Shqipëri     0-5

RENDITJA
Italia         24
Kroacia        22
Greqia        18
Shqipëria         12
Ishujt Faroe    4
Azerbajxhani    3

Kampionati Europian 2007
Edicioni eliminator 2005-2007
Trajner Artan Bushati
Grupi: 3 ekipe (Spanja, Sllovakia, Shqipëria)
Bilanci i Shqipërisë: 3 ndeshje; 0 fitore, 1 barazime, 1 humbje; 1 pikë, vendi i fundit në grup.

RENDITJA
Spanja        6
Sllovakia        1
Shqipëria         1

Kampionati Europian 2006
Edicioni eliminator 2004-2006
Trajner Hasan Lika/
Grupi: 7 ekipe (Danimarka, Ukraiana, Greqia, Turqia, Gjeorgjia, Shqipëria, Kazakistani)
Bilanci i Shqipërisë: 12 ndeshje; 2 fitore, 3 barazime, 7 humbje; 9 pikë, vendi i parafundit në grup.

RENDITJA
Danimarka         29
Ukraiana         23
Greqia        20
Turqia         19   
Gjeorgjia        11
Shqipëria         9
Kazakistani    7

2 fitoret e Shqipërisë
Kazakistani-Shqipëri         0-1
Shqipëri-Kazakistani        3-1

Humbja e thellë
Danimarkë-Shqipëri 7-0

Kampionati Europian 2004
Edicioni eliminator 2002-2004
Trajner Hasan Lika
Grupi: 5 ekipe (Zvicra, Rusia, Shqipëria, Irlanda, Gjeorgia)
Bilanci i Shqipërisë: 8 ndeshje; 3 fitore, 1 barazime, 4 humbje; 7 pikë, vendi i tretë në grup.

RENDITJA
Zvicra    19
Rusia        15
Shqipëria    10
Irlanda    8
Gjeorgia    5

3 fitoret e Shqipërisë
Shqipëri-Irlandë     1-0
Irlandë-Shqipëri        0-3 (fitore në tavolinë, 2-1 në lojë për Irlandën)
Shqipëri-Gjeorgji    3-0
Numri i klikimeve - 846
  E Merkure, 18 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›