E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Atl. Madrid preket nga virusi H1N1

Trajneri i Atletico Madrid, Quique Sanchez Flores, nuk i ka ndjekur stërvitjet e ekipit në dy ditët e fundit, sepse është prekur nga virusi H1N1.

Këtë e ka konfirmuar të mërkurën klubi spanjoll përmes ueb faqes së vet zyrtare. Sipas medieve spanjolle, Sanchez Flores do të mbetet jashtë ndeshjes të së shtunës në La Liga kundër Deportivo La Corunas.

Flores po e vazhdon tretmanin që i është vendosur nga mjekët, ndërsa gjendja e tij është e kënaqshme, shkruante në uebfaqen e klubit. Atletico është i 18-ti në kampionat.

Për momentin ekipin po e udhëheq zëvendësi i Flores, Fran Escriba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›