E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka: Messi meriton Topin e ArteRikardo Kaka, i jep titullin Topi i Artë rivalit të tij Lionel Messi

Rrjetet sociale:

Numri 10 i Brazilit dhe një nga liderët e Realit të Madridit, futbollisti Rikardo Kaka, i jep titullin Topi i Artë rivalit të tij Lionel Messi, "Pleshtit". Këtë mendim Kaka e argumenton me faktin se shkurtabiqi që mban të njëjtin numër në fanellë në kombëtaren e tij si ai, ka fituar gjithçka sezonin që u mbyll dhe e meriton çmimin lojtari më i mirë. "Ai fitoi disa trofe në një skuadër si Barcelona. Nëse vitin tjetër Brazili do të fitoj botërorin, atëherë mund të rikthehem edhe une në nivele të larta dhe të rifitoj këtë çmim, pasi mendoj se vitin e ardhshëm Topi i Artë do të ndikohet nga skuadra që do të triumfojë në Afrikën e Jugut", ka thënë ylli brazilian.
Numri i klikimeve - 843
  E Marte, 17 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›