E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Frankfonisë

-Zhvillohet në Bukuresht, Rumani Samiti i 11-të i Frankofonisë.

Sot po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë Samiti i 11-të i Frankofonisë, në të cilin marrin pjesë shumë kryetarë shtetesh e qeverish të vendeve frengjishtfolëse. Shqipëria, përfaqësohet në këtë takim nga një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha.

Sot pasdite, Samiti vendosi ti japë Shqipërisë statusin e anëtarit me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Pas këtij vendimi, Kryeministri Berisha përshëndeti konferencën, si dhe vendet anëtare për vendim për anëtarësimin e Shqipërisë.

Gjithashtu Kryeministri përgëzoi Rumaninë si vend pritës dhe organizator i kësaj Konference të rradhës, si dhe për suksesin e arritur së fundi nga ky vend drejt anëtarësimit në BE.

Konferenca Ndërkombëtare e Frankofonisë do te vazhdoje punimet edhe ditën e premte, në të cilën do të diskutohen, ndër të tjera, çështje që lidhen me arsimin, si përhapja e teknonologjive të informacionit në arsim, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›