E Shtunë, 31 Tetor 2026

Susic Jemi te detyruar te fitojme



Humbja me Francen ka krijuar nje presion te jashtezakonshem te Bosnja kundershtarja e dites se premte e Shqiperise. Nje takim shume percaktues per te dyja skuadrat ne ecurine e tyre. Trajneri i Bosnjes Safet Susic tha para gazetareve ne hotel Rogner se pret nje ndeshje te veshtire por njeheresh edhe reagimin e skuadres se tij. Shqiperia eshte rritur shume ndeshjet e fundit
dhe ka disa ndeshje pa humbur. Pas humbjes me Francen jemi te detyruar te reagojme dhe te fitojme. Kombetaren shqiptare e cila po perjeton momente shume te mira - shtate ndeshje pa humbje dhe vetem nje gol i pesuar- e pret nje ndeshje e veshtire me 8 tetor kur do te perballet me perfaqesuesen e Bosnjes dhe Hercegovines. Trajneri i skuadres boshnjake Safet Susic mendon se ka ardhur koha qe Kombetarja shqiptare te pesoje humbje pas serise pozitive qe pati ne pese ndeshje miqesore dhe dy perballjet qe zhvilloi ne kuader te kualifikimeve per Kampionatin Europian 2012. Pak dite me pare per mediat e vendit te tij ish-legjenda e klubit francez Parsi Sen Zhermenin deklaroi se Bosnja dhe Shqiperia kane shanse te barabarta ne ndeshjen e 8 tetorit por ai theksoi se ne Tirane do te kerkoje vetem 3 pike per ta kompensuar humbjen e pesuar ne shtepi nga Franca. Susic i cili nuk trembet nga atmosfera qe do te mbreteroje ne Tirane ka njohuri per Kombetaren shqiptare te cilen e ka pare duke luajtur ne disa ndeshje e po ashtu njeh edhe disa futbolliste te ekipit kuqezi. Sipas Susicit per vendin e dyte ne grup do te luftojne te gjitha perfaqesueset pervec Luksemburgut. A me frikeson Shqiperia Jo Shqiperise i ka ardhur koha te pesoje humbje. Sigurisht qe nje ekip qe ka 7 ndeshje pa humbje eshte nje ekip i mire dhe kualitativ. Ne deshirojme te fitojme kunder Shqiperise dhe ti rikthejme 3 piket e humbura nga ndeshja me Francen. Mendoj se gjasat i kemi te barabarta por ne gjithmone do te luajme per fitore. Semundja e Kuzhese I uroj sherim sa me te shpejt dhe kjo tash eshte me rendesishmja. Futbollistet e Shqiperise do te kene nje motiv shtese ne perballjen me ne pasi do te deshirojne te luajne per trajnerin e tyre - tha Susic. Trajneri i Bosnjes pranoi se ka pare disa ndeshje te Shqiperise. Kam pare ndeshjen qe Shqiperia e ka zhvilluar me Rumanine ku pati nje paraqitje shume te mire. Kam pare edhe disa ndeshje tjera miqesore qe ka zhvilluar Shqiperia duke perfshire ate me Malin e Zi. E njoh ekipin e Shqiperise sikurse e njohin edhe ata ekipin tone. Dje delegacioni i Federates Boshnjake te Futbollit qe shoqeron perfaqesues te Bosnje-Hercegovines u prit ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve nga ministri Ferdinand Xhaferraj.

Njoh Canen e Salihin
Trajneri i Bosnjes pranoi se i njihte mite disa lojtare te Kombetares shqiptare E njoh Canen i cili tani luan ne Gallatasaraj edhe nga koha kur ishte ne PSG sikurse edhe babin e tij Agimin me te cilin jam perballur ne kohen kur ai luante ne Prishtine e une ne Sarajeve. E njoh edhe Bogdanin qe luan ne Itali Duron dhe Hamdi Salihin i cili gjithashtu eshte nje futbollist i mire.

8 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›