E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19 Anglia tenis me Shqiperine 6-1

Shqiperia U-19 mori nje leksion te hidhur nga Anglia e kesaj moshe duke humbur me rezultatin tenistik 6-1 ne raundin kualifikues Kampionatit Europian per grupin 8 ndeshjet e te cilit po zhvillohen ne Belgjike. Sulmuesi i Paniononist Vasil Shkurtaj shenoi me penallti 74 golin e nderit per Kombetaren e drejtuar nga Ramadan Shehu duke fiksuar rezultatin e perkohshem 4-1.

Anglia e perbere me nje formacion me lojtare te Celsit Totenhemi Arsenalit e disa ekipeve te tjere me emer ne Britani realizoi dy gola te shpejte brenda tri minutash fillimisht me Xhosh MekEicran 16 i Celsit dhe me pas me Herri Kejn 18 i Totenhemit ku i fundit shenoi edhe nje gol tjeter 72 ne porten e mbrojtur nga Mario Memaj. Uikham 44 i Ispuic Tounit e coi ekipin e Anglise U-19 ne dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0 duke mbyllur praktikisht ndeshjen.

Ne pjesen e dyte shenuan edhe Xhonjo Shelvej 78 me penallti dhe sulmuesi i Arsenalit Benik Afobe 88 duke vulosur humbjen 6-1 te Shqiperise. Ne ndeshjen e radhes Shqiperia do te perballet te dielen me Belgjiken vendase e cila nga ana e saj fitoi 4-1 me Qipron ne diten e pare. Ndeshja e fundit e Shqiperise eshte ajo kunder Qipros.

REZULTATET
Angli-Shqiperi 6-1
Belgjike-Qipro 4-1

Renditja
Anglia 3
Belgjika 3
Qipro 0
Shqiperia 0

Ndeshjet e ardhshme
Belgjike-Shqiperi 10.10
Shqiperi-Qipro 13.10

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 08 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›