Shqipëria bisedime me Greqinë, kërkohet linjë e re për transmetimin e energjisë mes dy vendeve dhe rajonit

Një grup pune i krijuar në vjeshtën e vitit 2021 nga Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë Elektrike të Greqisë (APTO) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) ështe takuar në Athinë të enjten e kaluar. Sipas njoftime të medias greke, në Shqipëri nuk është lajmëruar për këtë takim, ekipi diskutoi zbatimin e një ndërlidhjeje të re të energjisë elektrike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në takim morën pjesë shefi i operatorit grek, Manos Manoussakis, Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i Shqipërisë Ilir Bejtja dhe drejtori i OST Skerdi Drenova.
Ndërlidhja e energjisë ka të bëjë me krijimin e një linje ajrore të transmetimit të tensionit të lartë (400 KW), e cila pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetin e energjisë në kufirin mes dy vendeve.
Greqia ka lajmëruar se ka gati një plan zhvillimor dhjetëvjeçar të operatorit të pavarur të transmetimit të energjisë të Greqisë, që iu është bërë i njohur edhe autoriteteve shqiptare.Plani i ri flet për investime totale prej 4 miliardë euro gjatë viteve 2023-2032. Plani përfshin një ndërlidhje të re me Egjiptin, projekt që përfshihet për herë të parë pas marrëveshjes midis dy vendeve, zbatimin më të mirë për ndërlidhjen e re në Itali dhe ndërlidhje të re me Bullgarinë. Po ashtu mësohet se operatori i pavarur grek i transmetimit të energjisë ka filluar procedurat për interkoneksionin e ri të Greqisë-Shqipëri, përmes përdorimit të teknologjive më të fundit.
“Nëpërmjet ndërlidhjeve ndërkombëtare në secilën anë të kufijve tanë, ne po ndihmojmë në mënyrë aktive në thellimin e tregut të vetëm të energjisë elektrike dhe bashkëpunimit të energjisë periferike“, -tha Kryetari i IPTO Manos Manousakis.
Ndërlidhjet e reja ndërmeren për të përmirësuar tregtinë ndërkombëtare dhe sigurinë e furnizimit në Ballkan. Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë ndër tregjet në rajonin e Ballkanit që karakterizohen nga importet e energjisë elektrike. Prandaj, çdo përmirësim në rrjetin e transmisionit brenda aksit veri-jug të Ballkanit, që lidh këto vende, pritet të ketë përfitime të konsiderueshme, është thënë në këtë takim.
Një grup pune midis Greqisë, Bullgarisë dhe Turqisë po shqyrton skenarë të ndryshëm për rritjen e kapaciteteve midis sistemeve të tyre të energjisë elektrike. Dy projekte të reja, një linjë 400 kV Greqi-Turqi dhe një linjë të re 400 kV Bullgari-Turqi janë propozuar tashmë. Bisedimet paraprake po mbahen midis operatorit grek dhe atij homolog shqiptar lidhur me mundësinë e ndërtimit të një ndërlidhjeje të re 400 kV, për përmirësimin e sigurisë së furnizimit në të ardhmen. Ai bëhet edhe më urgjent, duke pasur parasysh çështjet e fundit të furnizimit, krizën energjetike dhe gazin e shtrenjtë.
/rtsh/