E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, demokraci funksionale, por korrupsioni në gjyqësor po pengon vendosjen e drejtësisë

09-04-2011 / Gazeta 55

Publikohet raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për të drejtat e Njeriut

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i publikuar dje, flet më qartë se asnjëherë tjetër se qeveria shqiptare s’ka ndërhyrë në punën e mediave. Sipas DASH mediat s’janë cenuar për asnjë moment nga ndonjë zyrtar i lartë i shtetit, ministër apo deputet apo qoftë dhe të rangjeve të tjera institucionale. Me këtë, raporti i DASH nënkupton se asnjë prej anëtarëve të kabinetit qeveritar s’ka ngritur padi penale, për shpifje apo cenim privatësie ndaj mediave të shumta që sundojnë në tregun mediatik shqiptar. Në raportin e departamentin amerikan të Shtetit, për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2010, përmenden dhe zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Në këtë dokument të përbërë prej 25 fletësh, raporti i DASH vlerëson se zgjedhjet e para dy viteve u zhvilluan përmes një procesi që përputhej me ligjin dhe kuadrin elektoral në fuqi. Gjithashtu zgjedhjet e 2009-ës  janë përcaktuar edhe nga  OSBE-ODHIR si një progres në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ndër të tjera në këtë raport thuhet gjithashtu se një vëmendje e madhe i duhet kushtuar edhe zgjedhjeve lokale të 8 majit të cilat thuhet se duhet t’u përmbahen standardeve dhe se duhet të shënojnë progres për Shqipërinë. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara u kujtojnë forcave politike rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Po ashtu, raporti i DASH kritikon sistemin e drejtësisë, veçanërisht atë gjyqësor. “Korrupsioni në gjyqësor, thuhet në raportin vjetor të Uashingtonit për vitin 2010-të, po pengon sistemin e drejtësisë, duke i dhënë këtij të fundit një shuplakë të rëndë funksionimit dhe zbatimit rigoroz të ligjit”. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›