Gara mes dy femrave ne bastionin e se majtes
Strategjia e Partise Demokratike ka qene qe ne zgjedhjet e 8 majit aty ku e ka veshtire fitoren te vendose perballe opozites nje kandidat te Levizjes Socialiste per Integrim. E njejta gje ndodh edhe ne njesine numer 5 ne kryeqytet e cila quhet edhe bastioni i forte i se majtes. Kjo minibashki qe perfshin ne gjirin e saj ate qe quhet Tirana e re zonen e ish-bllokut seliten e vogel deri ne qytetin e nxenesve ka qene dhe molla e ndaluar e se djathtes prej 20 vjetesh ne Tirane qe prej vitit 1991 ku nuk ka fituar kurre. E shtuar pas vitit 1997 edhe me zonen e Komunes se Parisit njesia numer 5 ka rritur serbratorin e votave per te majtet ne te gjitha zgjedhjet parlamentare dhe vendore. E perfshire ne planin e investimeve te bashkise se kryeqytetit nen drejtimin e Edi Rames edhe kjo zone ka perfituar nga rregullimet dhe ndertimet e rrugeve dhe parqeve. Por si kudo ne kryeqytet edhe kjo njesi ka problemet e saj qe perfshijne si mbipopullimin problemin me qarkullimin parkingjet zhurmat e lokaleve te nates por edhe baret e pafund qe kane zene hapesiren publike. Me 8 maj nenkryetarja e LSI-se Erisa Xhixho banore e kesaj zone garon perballe kryetares aktuale Jeta Seitaj e vleresuar per punen e saj duke marre ne 2 mandate numrin me te madh te votave se koleget e saj. Xhixho synon qe te kerkoje votat e te majteve duke u perqendruar te sulmi ndaj dy mandateve te konkurrenteve te saj. Por Seitaj duket se do ta konsideroje Xhixhon si nje perfaqesuese te mazhorances se drejtuar nga Berisha jo si nje perfaqesuese e partise simoter.