Shkodër, vritet për gjakmarrje një 49-vjeçar
Viktima është shtetasi Marash Tonaj, 49-vjeç, i cili është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij.
Policia e Shkodrës sqaroi se ngjarja ndodhi në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë të Dukagjinit rreth orës 09:30 minuta të ditës së sotme. Me të marrë njoftimin, një grup hetimor i policisë së Shkodrës shkoi në vendin e ngjarjes, ku nisi hetimet.
Zëdhënësja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tha se autorët janë identifikuar tashmë dhe po punohet për arrestimin e tyre. Gjeneralitetet e tyre nuk bëhen të ditura për arsye hetimit.
“Paraprakisht dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për motive gjakmarrje. Nga strukturat e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, po punohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë. Një informacion më të plotë në lidhje me këtë ngjarje, do japim pas kthimit të grupit hetimor nga vendngjarja”, konfirmoi zëdhënësja. /Start/
2012-09-12 09:54