E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dërgon trupa të tjera në Afganistan

Shqipëria do të shtojë prezencën e saj ushtarake në Afganistan por e veçantë këtë herë është se për herë të parë në radhët e trupave ushtrake shqiptare do të jetë edhe një grua.

Mësohet se 222 trupa të tjera nga reparti i forcave speciale të ushtrisë, Komando do të nisen për të marrë pjesë në misionet ushtrake në Afganistan.

Ceremonia zyrtare e nisjes së trupa shqiptare në Afganistan është zhvilluar pranë ambienteve të repartit të forcave speciale Komando në Zall Herr.

Shqipëria merr pjesë prej vitesh në misionet ushtarake në Afganistan në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Trupat shqiptare janë të vendosura nën komandën amerikane të operacioneve ushtarake në Afganistan.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›