E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Zvarritja e gjyqeve, e pajustifikueshme

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu i ka cilësuar të pajustifikueshme zvarritjen e seancave gjyqësore duke theksuar se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë edhe vënien para drejtësisë të shkeljes së ligjit.
 

Duke folur për inspektimet në disa nga gjykata e vendit, Spahiu theksoi se gjatë analizës janë konstatuar një sërë problemesh që ka të bëjë me shtyrjen e paarsyeshme të seancave gjyqësore.
 

Ai gjithashtu theksoi se KLD ka rekomanduar që gjykatat të marrin masa për të zbatuar kopetencat e tyre për të ndërshkuar ata të cilët zvarrisin seanca gjyqësore si nga organi i akuzës ashtu edhe nga avokatët.
 

“Nuk ka justifikim që gjykata ta tolerojë dhe që të mos bëjë me dije prokurorinë e përgjithshme në lidhje me këto shtyrje të pajustifikueshme dhe më pas të marrë masa” theksoi Spahiu.
 

Duke iu referuar seancës së tragjedisë së Gërdecit, Spahiu theksoi se kjo çështje ka pasur një rekord seancash gjyqësore dhe konkretisht 103 seanca ku 30 prej tyre janë shtyre edhe për shkaqe të paarsyeshme ligjore duke penguar kështu ecurinë e procesit.
 

Gjithashtu Spahiu theksoi se KLD-ja ka propozuar gjithashtu disa ndryshime në Kodin e Proçedurës Penale, të cilat u japin më shumë kompetenca gjyqtarëve në ndëshkimin e avokatëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›