Shtyhet për të 18-ën herë gjyqi i Gërdecit
Është shtyrë për 18 herë seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e sotme shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore është bërë largimi i avokatit të të pandehurit Sokol Ngjeçi, Nik Progni.
Shtyrja e seancës bëhet vetëm pak minuta pas nënkryetari I KLD, Kreshnik Spahiu apeloi sot që mos ketë më vonesa të çështjeve gjyqësore.
Në seancën e sotme shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore është bërë largimi i avokatit të të pandehurit Sokol Ngjeçi, Nik Progni.
Ndërkohë në lidhje me shtyrjen e vazhdueshme të seancës, kreu i dhomës së avokatisë Maks Haxhia ka deklaruar për “Ora News” se seanca gjyqësore e Gërdecit është shtyrë pasi një nga të pandehurit ka qënë i shtruar në spital dhe ka kërkuar të jetë i pranishëm në sallë.
Sipas tij problematikat në proceset gjyqësore vjen si pasojë e mosrespektimit të ligjit dhe jo si pasojë e avokativë që sipas tij në të shumtën e rasteve ndihet të diskriminuar.
Ai gjithashtu ka theksuar se nuk është problem shtyrja e proceseve gjyqësore por duhet që procesi të jetë i garantuar . “Më mirë të jetë një proces gjyqësor i vonuar sesa një proces i dhunuar” theksoi Haxhia duke shtuar se gjykata duhet të respektojë ligjin dhe jo të bëhet palë me palët.