Shqipëria dhe Italia bashkëpunim për ndërtimin e centralit
13/04/2010 Kryeministri Berisha dhe ministri Fratini flasin për energjinë bërthamore
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane janë të angazhuara seriozisht në projektin për prodhimin e energjisë, që do të përftohet nga një central bërthamor. Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm italian Franko Fratini janë shprehur në mbështetje të këtij plani, duke e perifrazuar atë si të rëndësishëm në të ardhmen. Pas takimit kokë më kokë shefi i ekzekutivit shqiptar ka bërë të ditur se me ministrin italian diskutoi për bashkëpunimin në fushën e energjisë nukleare. “Përshëndes takimin e fundit midis kryeministrit italian Silvio Berlusconit dhe Presidentit francez Nikolas Sarkozi për ridimensionimin e kësaj fushe të energjisë. Për këtë kemi vendosur të përgatitim vendin për të përfituar në këtë fushë”, - ka deklaruar Berisha. Nga ana e tij Fratini theksoi se qeveria e vendit të tij synon të zhvillojë më tej bashkëpunimin mes dy shteteve. “Ishte shumë e frytshme biseda mbi perspektivën e zhvillimit të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe të energjisë bërthamore”, - u shpreh ministri italian. Këto qëndrime në funksion të bashkëpunimit shqiptaro-italian për ndërtimin e një centrali bërthamor janë konfirmuar edhe gjatë takimit të fundit në Romë që kryeministri Berisha pati me homologun e tij italian Berluskoni. Kreu i qeverisë shqiptare e ka vënë theksin shpeshherë në qëllimin për ta shndërruar Shqipërinë në një superfuqi rajonale energjitike. Faktikisht qeveria shqiptare ka hedhur hapat e parë në legjislacion, duke miratuar ngritjen e Agjencisë Kombëtare Bërthamore, e cila do të bashkërendojë punën për përzgjedhjen e vendeve, në të cilat mund të ndërtohet centrali bërthamor.