E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim Ruçi-Patozi, zgjidhja brenda 27 Korrikut?

Mësohet se takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, por gjithsesi thuhet se do të gjendet një zgjidhje brenda datës 27 Korrik, para pushimeve të verës së deputetëve.

Më këtë datë mbahet edhe seanca e fundit e Parlamentit për këtë sesion. Takimi i zhvilluar në ambientet e Kuvendit ka zgjatur për rreth një orë.

Për këto pesë ditë të mbetura palët duhet të bien dakord, por edhe nëse nuk gjendet një zgjidhje brenda këtij afati, Kuvendi në bazë të rregullores mund të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›