Shqipëria dhe Kosova, bashkëpunim të gjithanshëm për të plotësuar standardet evropiane
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Shqipëria dhe Kosova janë angazhuar në një proçes bashkëpunimi të gjithanshëm, proçes që synon standardet e Kopenhagenit, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e Kryeministrisë në Tiranë, pas takimit të zhvilluar mes tyre. Kryeministri Berisha bëri të ditur detaje nga ky takim, duke nënvizuar se “ne ramë dakort që të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, ekonomike dhe financiare, pasi proceset integruese evropiane kërkojnë bashkëpunim të ngushtë në këto fusha”. Ai vuri në dukje bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve në fushën e energjetikës. “Energjia përbën një përparësi madhore për të dy vendet”, tha z. Berisha, duke nënvizuar se Shqipëria i ofron Kosovës të gjitha lehtësitë portuale. Në qendër të bashkëpunimit do të jetë dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, fusha e arsimit, e kulturës. Kryeministri Berisha theksoi se vizita e z. Thaçi është historike, pasi ai është Kryeministri i parë i Kosovës së pavarur që viziton Shqipërinë. Si kryetarë qeverie, Thaçi e Berisha u shprehën për një sërë projektesh të përbashkëta mes dy vendeve ku theksi u vu sidomos mbi energjinë dhe lehtësirat portuale dhe turizmin. “Me idetë më të mira Shqipëria do t’i ofrojë Kosovës të gjitha lehtësirat portuale të nevojshme. Ne kemi rënë dakort që të bashkëpunojmë fuqishëm në fushën e energjisë, do t’i japim zgjidhje problemeve të kësaj fushe. Të dyja qeverite po shikojne mundësitë e ndërtimit të një termoçentrali për nevojat e tyre energjitike”, tha Berisha, duke theksuar se shteti shqiptar mund të jetë aksioner në ndërtimin dhe shfrytëzimin e tij. Gjithashtu te dy kryeministrat shprehën dëshirën e mëtejshme për bashkëpunim në fushën e arsimit, biznesit, sigurisë dhe drejtësisë. Thaçi nga ana e tij siguroi se Kosova pas shpalljes së pavarësisë është një shtet me siguri të plotë territoriale. Në aspektin e sigurisë, vetë z. Berisha u shpreh së të dy vendet do të bëjnë të pamundurën për zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. “Ne do ta faktojmë se toleranca jonë ndaj krimit të organizuar do të jete zero”, theksoi Berisha.
Thaçi: Vlerësoj kontributin e Kryeministrit Berisha në pavarësinë e Kosovës/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi rolin e shtetit shqiptar dhe veçanërisht të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Z. Thaçi tha se “liria dhe pavarësia e Kosovës është e lidhur direkt me kontributin e Shqipërisë, ndaj falenderoj mbështetjen e drejtëpërdrejtë të shtetit shqiptar dhe të Kryeministrit Sali Berisha”. Duke vlerësuar qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Shqipërisë, z. Thaçi solli në vëmendje vizitën e Presidentit të SHBA-së, Xhorxh Bush, në Tiranë, një vit më parë. “Ndihem krenar që nga ky vend Presidenti Bush përcolli mesazhin e qartë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi. Duke u ndalur në bashkëpunimin Shqipëri- Kosovë, kreu i qeverisë së Kosovës tha se “Tirana dhe Prishtina do të rrisin bashkëpunimin në të gjitha fushat”. Ai vuri në dukje se mundësitë janë, qeverisjet e mira janë, mbështetja ndërkombëtare është. Z. Thaçi vlerësoi biznesin shqiptar që po investon në Kosovë dhe i garantoi ata se do të kenë përherë mbështetjen e qeverisë së Kosovës. “Vendet tona janë vende të mundësive të mëdha”, theksoi Kryeministri i Kosovës, duke nënvizuar se “ndihem krenar që dy qeveritë tona kanë orientim evropian”.