Shqipëria dhe Mali i Zi janë në të njëjtën rrugë reformash, u shpreh Kryeministri, Fatos Nano, në prononcimin për shtyp, pas takimit me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dragan GjuroviÃ
Shqipëria dhe Mali i Zi janë në të njëjtën rrugë reformash, u shpreh Kryeministri, Fatos Nano, në prononcimin për shtyp, pas takimit me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dragan Gjuroviç.
"Jemi në një "tren" me demokraci të përparuar si shqiptarët, malazezët, ashtu dhe ballkanasit", theksoi Kryeministri Fatos Nano. Qeveritë e të të dy vendeve janë në shërbim të qytetarëve pa dallime nacionale dhe politike. Të dy vendet po kryejnë të njëjtat reforma, "që në njërën anë garantojnë liritë e të drejtat e njeriut sipas standarteve europiane dhe, nga ana tjetër ndërtojnë infrastrukturat e lëvizjes së lirë me qëllim zhvillimin e sipërmarrjes, bashkëjetesës, tashmë jo më si përfaqësues të së kaluarës".
Përveç marrëdhënieve të shkëlqyera politike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, theksoi Kryeministri Nano, "po forcohen dhe lidhjet e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe sipërmarrësve".
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi u shpreh se "qeveritë e të dy vendeve nuk kanë dilema në rrugën e integrimit në familjen e madhe europiane".
"Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të gjitha fushat por sidomos atë ekonomike. Bashkëpunimi ynë politik do të jetë shembull për të gjithë vendet e rajonit" tha ai.
Më tej, Z.Gjuroviç theksoi se "Mali i Zi është një shembull i mirë në rajon për respektimin e të gjithë pjesëtarëve të grupeve etnike nacionale dhe fetare, duke qënë një shtëpi e përbashkët për shqiptarët e malazezët". Ai vuri në dukje se pas hapjes së pikës së kalimit kufitar të Muriqanit së shpejti do të ndërtohet rruga Podgoricë-Plavë, duke kaluar përmes Shqipërisë